Ndodh edhe kjo: Babai i ofron 3 mijë funta hipnotizuesit të “shërojë” djalin e tij që është fans i Tottenhamit

Ndryshe

Ndodh edhe kjo: Babai i ofron 3 mijë funta hipnotizuesit të “shërojë” djalin e tij që është fans i Tottenhamit

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 14:57
Foto ilustrim

Një anglez ka befasuar me gjestin e tij.

Një baba i pakënaqur me djalin e tij, i ka ofruar 3 mijë funte një hipnotizuesi që mund ta bëjë djalin e tij të ndërrojë ekipin e preferuar.

Djali i tij është fans i Tottenhamit kurse babai dëshiron që ai të jetë fans i Arsenalit.

Babai e pranoi se gruaja e tij nuk është në dijeni për këtë gjest që ai po bën.

Deri më tani ai nuk ka pasur përgjigjie nga hipnotizuesit në Londër përkundër 3 mijë funtave që i ofroi.

Ai tha se “kishte pak bonus në punë” për të financuar trajtimin e djalit të tij dhe pranon se “kjo ndoshta duket e tepërt”, por situata nuk është në rregull.

Megjithatë, babai tha se do të vazhdonte ta donte birin e tij, pavarësisht nëse ai ndërron ekipin e preferuar apo jo.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat