Kjo gjyshe refuzon ta mbajë nipin pa pagesë dhe interneti është konfuz

Ndryshe

Kjo gjyshe refuzon ta mbajë nipin pa pagesë dhe interneti është konfuz

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 15:19
Foto ilustrim

Situata e një gjysheje e cila kërkonte para për t’u kujdesur për nipin, u kthye në debat interneti.

A është e drejtë që një marrëdhënie e tillë të kthehet në biznes? Disa thonë po, të tjerë s’janë dakord, por fillimisht dëgjoni ç’shkruan gjyshja:

“Vajza ime është 29- vjeç dhe ka një djalë të vogël 1-vjeç. Së shpejti do të rikthehet në punë, por ajo punon 5 ditë të javës, 7-9 orë çdo ditë. Më pyeti nëse mund ta mbaja dot unë djalin për të paktën 3-4 ditë në javë dhe i thashë sigurisht që po kundrejt një pagese. Unë vdes të qëndroj me nipin tim, por dua $12 në orë që të kujdesem për të. Ajo e kuptoi nevojën time për t’u paguar, por pastaj më tha se me $12 nuk e përballonte dot dhe më kërkoi të paktën t’ja lija 10. Unë kam jetën time, punoj për veten time dhe mendoj që ajo duhet ta kuptojë që unë do heq dorë nga puna për t’u kujdesur për të voglin, prandaj ato para duhet t’i zëvendësoj gjithsesi. Unë s’punoj dot në të njëjtën kohë kur duhet të kujdesem edhe për të.”

Deklarata e gjyshes ngriti diskutime të nxehta në internet pasi mendimet ishin nga më të shumëllojshmet. Disa thanë se një gjyshe “për së mbari” nuk do t’i kërkonte kurrë të bijës pagesë për nipin, e ndërsa të tjerë e mirëkuptuan dhe i dhanë të drejtë.

1“Eshtë e qartë që ti s’do ta bësh këtë, por në vend që t’ja thuash drejt i kërkon një pagë vajzës tënde.”

2.“Prindërit nuk e kuptojnë çfarë luksi është që dikush të fokusohet vetëm ndaj kujdesit të fëmijës tënd. Shuma që gjyshja ka kërkuar është hiç asgjë e ndërsa kërkesa, shumë e drejtë.”- shprehet një tjetër.

3.“Kur ti punëson dikë si kujdestar personal, duhet t’i paguash me çdo kusht ata. Prindërit e rinj shokohen kur mësojnë se gjyshja/gjyshi edhe pse s’është i kualifikuar si kujdestar fëmijësh, kërkon 12 dollarë në orë. Eshtë minimumi që mund t’i japë. Ajo do lërë çdo angazhim të sajin për t’u marrë me nipin.”

4.“Eshtë nipi yt. Duhet ta kesh për kënaqësi të kalosh kohë me të. Ka të tjerë që rrinë gjithë kohës, por ti do jesh nga ato gjyshe që e sheh vetëm nëpër ditëlindje ose festa të voglin…”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat