Qëndroi në arrati për 20 vjet, i ndodh e papritura pasi nuk mbajti maskë në shitore

Ndryshe

Qëndroi në arrati për 20 vjet, i ndodh e papritura pasi nuk mbajti maskë në shitore

Më: 4 janar 2022 Në ora: 20:10
Ai ishte dënuar me 25 vjet burgim për vrasje

Policia në kryeqendër të Polonisë, Varshavë, ka arrestuar një burrë të dënuar për vrasje, që ka qëndruar në arrati për 20 vjet, pasi ai nuk kishte mbajtur maskë në një dyqan, raporton agjencia AFP.

Policia ka njoftuar të martën për arrestimin e personit të kërkuar.

“Policia nga lagjja Bielany arrestoi një burrë që nuk kishte maskë”, ka treguar zëdhënësja e Policisë së Varshavës, Elwira Kozlowska.

45-vjeçari kishte qenë në arrati për dy dekada, pas dënimit me burgim për vrasje. Ai ishte dënuar me 25 vjet burgim për vrasje. Kozlowska ka refuzuar të japë detajet për cilin rast bëhet fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat