Mrekulli! Qeni shtrihet mbi alpinistin e lënduar për 13 orë që ta mbante ngrohtë dhe gjallë

Ndryshe

Mrekulli! Qeni shtrihet mbi alpinistin e lënduar për 13 orë që ta mbante ngrohtë dhe gjallë

Më: 4 janar 2022 Në ora: 21:53
Qeni i quajtur “North”, e mbajti Grga Brkic të ngrohtë pasi ai u rrëzua kur po ngjitej

Një qen e ka shpëtuar një alpinist të lënduar në bjeshkët kroate duke u shtrirë sipër tij për 13 orë derisa u shpëtuan.

Qeni i quajtur “North”, e mbajti Grga Brkic të ngrohtë pasi ai u rrëzua kur po ngjitej dhe nuk ishte në gjendje të lëvizte. Dy alpinistët e tjerë me të e kishin të pamundur t’i arrinin, kështu që ngritën alarmin.

Ekipi i ndihmës së parë e vlerësuan qenin për ndihmën që i kishte dhënë Brkicit duke e mbajtur gjallë.

Incidenti ndodhi kur grupi shkoi për një shëtitje në fundjavë në vargun malor Velebit, shkruan Guardian.

“Miqësia dhe dashuria mes një burri dhe një qeni nuk kanë kufij”, ka thënë shërbimi i shpëtimit të Kroacisë.

Qeni “u mblodh dhe e ngrohi atë”, thuhet më tej në postim.

“Minutat dhe sekondat para se ata (ekipet e shpëtimit) arritën ishin shumë të ngadalshëm”, ka thënë Brkic.

“Ky qen është një mrekulli e vërtetë”, ka thënë pronari i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat