Ndryshimet klimatike: 1/3 e bimëve dhe kafshëve mund të zhduken brenda 50 viteve

Ndryshe

Ndryshimet klimatike: 1/3 e bimëve dhe kafshëve mund të zhduken brenda 50 viteve

Më: 9 janar 2022 Në ora: 11:16
Foto ilustrim

Studimet e kryera së fundmi për ndryshimet klimatike japin një raport të frikshëm.

Bota po shkon drejt një vale të re të shkatërrimit, që ndryshe njihet edhe si ‘zhdukja e gjashtë’.

USA Today’ zbulon se një studim i kryer së fundmi bën të ditur se 1/3 e të gjitha kafshëve dhe bimëve rrezikon të zhduket brenda 50 viteve të ardhshme, si pasojë e ndryshimeve klimatike, transmeton lajmi.net.

Studiuesit analizuan zhdukjet më të fundit nga ndryshimet klimatike, për të parë se si dhe sa specie mund të humbin në 50 vitet e ardhshme.

Specifikisht, shkencëtarët nga Universiteti i Arizonas studiuan të dhënat nga 538 specie në 581 vende në mbarë botën dhe u fokusuan në speciet bimore dhe shtazore, që u vëzhguan në të njëjtat zona me kalimin e kohës, së paku 10 vite ndërmjet.

“Duke analizuar ndryshimin në 19 variabla klimatike në çdo vend, ne mund të përcaktojmë se cilat variabla nxisin zhdukjet lokale dhe sa ndryshime mund të tolerojë një specie pa shkuar në zhdukje”, tha Christian Roman – Palacios, i departamentit të ekologjisë dhe biologjisë evolucionare në Universitetin e Arizonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat