Kjo është pilotja që në mungesë të duarve e nget me këmbë avionin

Ndryshe

Kjo është pilotja që në mungesë të duarve e nget me këmbë avionin

Më: 11 janar 2022 Në ora: 17:17
Pilotja që në mungesë të duarve e nget me këmbë avionin

Jessica Cox ka mësuar ta pilotojë aeroplanin vetëm me këmbët e saj.

Ajo ka befasuar të gjithë duke arritur të bëhet pilote e avionit përkundër faktit që ka lindur pa krahë.

Jessica ka lindur pa krahë, dhe ende nuk dihet se pse ajo nuk ka arritur t’i zhvillojë krahët e saj sa ka qenë duke u zhvilluar në mitër.

“Atë që pilotët e bëjnë me duar unë e bëj me këmbë”, ka thënë ajo.

Ajo thotë të ketë qenë e frikësuar nga fluturimet me aeroplanë, mirëpo njëherë kishte fluturuar në një aeroplan të vogël dhe gjërat kishin ndryshuar për të. Piloti i kishte hequr duart nga kontrolli i aeroplanit dhe e kishte lënë Jessica-n që ta fluturonte atë.

Më 2005 ajo kishte filluar të trajnohej për pilote, edhe i është dashur ta gjejë një instruktor fluturimi si dhe një aeroplan të përshtatshëm.

Më 2008 ajo ishte certifikuar që ta fluturonte një aeroplan sportiv Ercoupe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat