Mrekulli: 10-vjeçarja i mbijetoi stuhisë për 18 orë dhe sekreti ishte një qen endacak

Ndryshe

Mrekulli: 10-vjeçarja i mbijetoi stuhisë për 18 orë dhe sekreti ishte një qen endacak

Më: 23 janar 2022 Në ora: 08:22
Vajza u mbërthye pas ngrohtësisë së kafshës endacake përpara se një grup autoritetesh dhe vullnetarësh ta gjenin.

Një vajzë 10-vjeçare arriti të mbijetonte 18 orë gjatë natës në një stuhi të ftohtë dimërore në Rusi. Sekreti i saj i mbijetesës ishte një qen endacak.

Pasi u zhduk nga shkolla në Uglegorsk, Rusi dhe u bllokua nga stuhia e ftohtë e dëborës, vajza u mbërthye pas ngrohtësisë së kafshës endacake përpara se një grup autoritetesh dhe vullnetarësh ta gjenin.

Vajza, emri i së cilës nuk u përmend nga autoritetet, u zhduk rreth orës 13:00 më 13 janar përpara se nëna e saj të telefononte në polici, sipas raporteve lokale.

Për shkak se stuhia kishte çuar në rrëshqitje deri në 2 metra të borës një grup autoritetesh dhe vullnetarësh bashkëpunuan në pastrimin e qytetit në përpjekje për të gjetur vajzën.

Vajza u gjet e ulur në një ballkon duke përqafuar qenin dhe tha se po e bënte këtë për të marrë ngrohtësinë e gëzofit.

“Fakti që vajza mbeti gjallë në një mot të tillë është vërtet një mrekulli,” i tha gazetës kërkuesi vullnetar Anatoli Ivanov .

Sipas medies ruse, ASTV, vajza u dërgua në një spital lokal, dhe gëzon shëndet të plotë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat