E mbani mend diellin te “Teletubbies”: Kështu duket sot foshnja me buzëqeshjen më të bukur

Ndryshe

E mbani mend diellin te “Teletubbies”: Kështu duket sot foshnja me buzëqeshjen më të bukur

Më: 24 janar 2022 Në ora: 07:14
Foto ilustrim

Ndoshta nuk e keni kujtuar për një kohë të gjatë, por sigurisht që ju kujtohet seriali për fëmijë “Teletubbies”.

Nëse keni qenë fëmijë ose keni pasur një fëmijë të vogël në vitet 90 të shekullit të kaluar, nuk ka asnjë mënyrë që të mos mbani mend Tinky Vinky, Dipsy, Lala dhe Poe të parezistueshëm të cilët ishin “yje” të vërtetë tek fëmijët e vegjël, dhe të gjithë kishin teletabies’in e tyre të preferuar.

Këta katër ishin personazhet kryesore në serial, por ndoshta ju kujtohet edhe dielli, i cili ishte në të vërtetë një bebe e qeshur e lezetshme.

Me sy të kaltër dhe flokë ari, kjo ishte një foshnjë perfekte për të kaluar ditën me shumë fëmijë. Disa menduan se ishte djalë, disa menduan se ishte vajzë, por a keni menduar ndonjëherë se kush është në të vërtetë  foshnja e lezetshme dhe si duket ai sot?

Sot foshnja është një vajzë e bukur që mbanë emrin Jess Smith, dhe është interesante që ata e zgjodhën atë për serialin krejt rastësisht. Kompania që bëri serinë udhëzoi një person të shkonte në një spital dhe të gjente foshnjat me buzëqeshjen më të gjerë. Në atë moment, nëna e Jess u paraqit në spital me të dhe buzëqeshja e saj e ëmbël menjëherë tërhoqi vëmendjen e saj.

Pas kësaj buzëqeshjeje të saj të parezistueshme, ju do ta njihni Jessin edhe sot, edhe pse ajo tashmë është e rritur dhe është nënë. Disa gjëra thjesht nuk ndryshojnë.

Image
E mbani mend diellin te “Teletubbies”: Kështu duket sot foshnja me buzëqeshjen më të bukur

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat