E ëma pagëzoi vajzën me emrin Ikea, mori falas shtrat – kurse e bija e saj tërë jetën u përqesh nga bashkëmoshatarët

Ndryshe

E ëma pagëzoi vajzën me emrin Ikea, mori falas shtrat – kurse e bija e saj tërë jetën u përqesh nga bashkëmoshatarët

Më: 26 janar 2022 Në ora: 08:47
Ikea

Pasi që e ëma e saj gjatë shtatzënisë pa një reklamë të gjigantit suedez të mobileve, vendosi që vajzën e saj ta pagëzojë me emrin e këtij brendi.

Por për shkak të disa dhuratave, a ia ka vlejtur ky veprim duke marrë parasysh pasojat që i barti vajza e saj.

Kur erdhi në këtë botë, kjo nënë amerikane i dha emrin të bijës “Ikea”, me qëllim që familja e saj të marrë pa pagesë mobile nga kjo markë e njohur botërore.

Megjithatë, adoleshentja me kalimin e viteve e kuptoi se prindërit e saj kishin bërë gabim të madh – pasi ajo ishte cak i talljeve.

Vazhdimisht e kanë cilësuar me nofka të ndryshme, kurse bashkëmoshatarët i referoheshin “flat pack”, sipas ambalazhimit që IKEA e praktikon gjatë paketimit të pjesëve të mobileve.

“Kam mbetur e shokuar kur kuptova se fëmijët e dinin çfarë është IKEA”, tha ajo.

Sapo mbushi 12-vjet, vendosi t’i jap fund talljeve. Ndërroi emrin në Jasmine që më herët e kishte përzgjedhur babai i saj. Tani ajo quhet Jasmine Ikea Dagless.

“Ligjërisht kam ndërruar emrin. Tani nëpër dokumente jam Jasmine, por familja ime vazhdon të më quaj Ikea apo Kea”, pranoi ajo.

Sot kjo 19-vjeçare, tha se pavarësisht të mirave që IKEA ua solli në shtëpi, e ëma e saj ishte pajtuar që ajo ta ndërrojë emrin.

“Kemi marrë mobile dhe lodra falas”, shtoi ajo – duke theksuar se akoma në shtëpi ka disa lodra dhe një shtrat nga kjo markë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat