E frikshme! 17-vjeçari që ka qëndruar zgjuar për 11 ditë

Ndryshe

E frikshme! 17-vjeçari që ka qëndruar zgjuar për 11 ditë

Më: 27 janar 2022 Në ora: 19:25
Randy Gardner

Sa ditë mund të durojë njeriu pa gjumë? Një 17-vjeçar amerikan ka dhënë një përgjigje për këtë pyetje duke rrezikuar jetën dhe duke thyer çdo parashikim.

Ashtu si uji apo ushqimi, gjumi është një nga nevojat më themelore të organizmit të njeriut. Trupi ynë gjatë 24 orëve kalon një periudhë vigjilence gjatë ditës ndaj ka nevojë për disa orë gjumë për përpunuar informacionin që ka mbledhur.

Gjumi ndihmon edhe në shëndetin fizik, mendor dhe shpirtëror të njeriut.

Randy Gardner, një amerikan 17-vjeçar qëndroi zgjuar për 11 ditë dhe 25 minuta në vitin 1964, madje edhe jeta e tij ishte në rrezik. Gardner u fut në Librin Guines të Rekordeve Botërore. Gardner ishte jashtëzakonisht i lodhur nga pagjumësia dhe gjithashtu shfaqi shumë ndryshime në sjelljen e tij . Atij i mungonte përqendrimi, kujtesa dhe nisi të shikonte halucinacione.

Madje në ditën e 11-të atij iu kërkua të numëronte nga 7 nga 100 dhe ai ndaloi sapo arriti në 65. Kur u pyet pse, ai u përgjigj se kishte harruar saktësisht se çfarë po bënte.

Pas përfundimit të eksperimentit, 17-vjeçarit iu deshën disa ditë për tu rikuperuar. Në fillim flinte gati 15 orë, ndërsa disa ditë më vonë më shumë se 10 orë. Disa dekada më vonë, Gradner deklaroi se kishte një problem serioz me pagjumësinë .

Së fundmi, një britanik, Tony Wright, ka pretenduar se ka thyer rekordin e Gardner duke qëndruar zgjuar për 18 ditë, por kjo nuk është zyrtarizuar në librin e Rekordeve Botërore Guinness.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat