30 vjeçarët më të interesuarit për të shikuar fall

Ndryshe

30 vjeçarët më të interesuarit për të shikuar fall

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 10:58
Ilustrim

Psikologji apo dhunti e të folurit. Dikush beson e dikush jo. Ky është arti  i parashikimit të fatit ose ose ndryshe siç njihet tek ne “falli“.

Janë 30 vjeçarët që parapëlqejnë t’i vizitojnë parashikuesit e fatit.

“Mosha 27 deri në 40, janë më së shumti që vijnë tek unë”, thotë astrologja Velsa Dragusha.

Sipas saj, janë të gjitha moshat që të paktën një herë në jetën e tyre kanë vizituar parashikuesit e fatit apo kanë gjetur metoda të tjera për të parashikuar fatin e tyre.

“Të paktën njëherë në jetë njerëzit e kanë provuar ta parashikojnë fatin. Edhe nëse nuk beson në parashikuesit e fatit, persona të tillë vijnë tek unë dhe më thonë se kam ardhur vetëm ta shuaj kurreshtjen”, ka treguar Dragusha.

Disa thonë që janë fallxhoret ato që ndikojnë në nënvetëdijen e njeriut që më pas e shtyjnë të besojnë se vërtet diçka e mirë apo e keqe do të ndodhë me ta.

Nga ana tjetër, psikologët rekomandojnë kujdes ndaj parashikimit të fatit dhe assesi të mos mbështeten tek parashikimet e fatit për rrjedhën e ngjarjeve të jetës.

“Shumë persona besojnë dhe e jetojnë jetën në bazë të asaj që i ka thënë një parashikues i të ardhmës. Personi nuk duhet mbështetur tek parashikimet e fatit për rrjedhën e ngjarjeve të jetës së tyre”, ka thënë psikologia Doruntina Podrimqaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat