Diamanti Enigma shitet për shifrën marramendëse dhe ky është personi që e bleu

Ndryshe

Diamanti Enigma shitet për shifrën marramendëse dhe ky është personi që e bleu

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 17:12
Ilustrim

Një diamant i zi miliardavjeçar, që besohet të jetë diamanti më i madh i prerë në botë, është shitur për 4.3 milionë dollarë.

Diamanti i quajtur Enigma, është 555,55 karat dhe peshon pothuajse sa një banane.

Drejtuesi i ankandit Sotheby's tha se "blerësi ka zgjedhur të përdorë kriptomonedhën për blerjen".

Ekzistojnë disa teori rreth origjinës së gurit, përfshirë teorinë se ai u transportua në Tokë nga një asteroid.

Sotheby's nuk e identifikoi blerësin, por pas ankandit, sipërmarrësi i kriptomonedhave, Richard Heart, doli në mediat sociale për të pretenduar se ai ishte blerësi i The Enigma. Ai u tha më shumë se 180,000 ndjekësve të tij në Twitter se "sapo të kryhej pagesa dhe të merrej zotërimi, guri do të riemërohej diamanti HEX.com", duke iu referuar platformës blockchain që ai themeloi.

Guri është një karbonado, që është një nga format më të vështira të diamantit natyror. Karbonadot janë jashtëzakonisht të rralla dhe janë zbuluar vetëm në Brazil dhe në Republikën e Afrikës Qendrore. Për shkak se ato përmbajnë osbornit, një mineral që gjendet vetëm në meteorë, besohet se e kanë origjinën nga hapësira. Megjithatë, origjina e saktë e diamanteve të zeza është e mbuluar me mister.

Sotheby's e përshkroi Enigmën si "një nga mrekullitë më të rralla kozmike miliardavjeçare të njohura për njerëzimin".

Diamantet e zeza janë zakonisht rreth 2.6 deri në 3.2 miliardë vjet të vjetra - pra, përpara se të ekzistonin dinosaurët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat