Ky është burri që e shikoi filmin “Spider-Man” 292 herë në Kinema

Ndryshe

Ky është burri që e shikoi filmin “Spider-Man” 292 herë në Kinema

Më: 15 prill 2022 Në ora: 07:49
Ramiro Alanis

Një fans në Florida rimori një titull të rekordeve botërore “Guinness” kur shkoi për të parë “Spider-Man: No Way Home” në kinema 292 herë.

Ramiro Alanis fillimisht fitoi titullin “Guinness” në vitin 2019, kur ndoqi 191 shfaqje të “Avengers: Endgame”, por rekordi i tij u thye në vitin 2021 kur Arnaud Klein shkoi për të parë “Kaamelott: First Installment”204 herë.

Guinness konfirmoi se Alanis riktheu rekordin kur mori pjesë në 292 shfaqje të filmit të fundit “Spider-Man” midis 16 dhjetorit 2021 dhe 15 marsit 2022.

Alanis tha se shpreson se numri i lartë do ta mbajë titullin e tij të sigurt.

“Nëse dikush përpiqet të thyejë rekordin tim përsëri, unë dua që ata të mendojnë dy herë përpara se ta provojnë”, tha ai për “Guinness”.

Alanis vlerësoi se ai shpenzoi rreth 3 mijë e 400 dollarë për bileta gjatë përpjekjes së tij për rekord.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat