​Derri me emrin Putin pagëzohet në Eberhofer

Ndryshe

​Derri me emrin Putin pagëzohet në Eberhofer

Më: 19 prill 2022 Në ora: 22:42
Foto ilustrim

Një park kafshësh në Bavari, i cili e kishte quajtur një derr të egër Putin për shkak të trashëgimisë gjenetike ruse, sot e ka ripagëzuar me një emër gjerman pas pushtimit rus të Ukrainës.

Eckard Mickish, operatori i parkut jashtë qytetit Mehlmeisel, tha se ai e quajti derrin sipas presidentit rus Vladimir Putin tri vjet më parë pas mbërritjes së tij.

Me gati 200 kg, derri peshonte rreth tri herë më shumë se ata që gjenden zakonisht në Gjermani, tha ai.

Por kohët e fundit, sa herë që Mickish-it iu desh të bënte një thirrje për vizitorët, një drithërimë i pushtonte kur përmendte Putin-in duke pasur parasysh luftën në Ukrainë. Ai gjithashtu shqetësohej se si do të ndiheshin vizitorët ukrainas.

Ai shpejt arriti në përfundimin se asnjë derr nuk e meritonte këtë emër, kështu që parku shpalli në rrjetet sociale një kërkim për një emër të ri. Kishte rreth 2700 sugjerime dhe Eberhofer - emri i një polici nga një seri librash popullore bavareze - fitoi votën.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat