Perimetri i gjuhës së këtij të riu e fitoi rekordin Guinness

Ndryshe

Perimetri i gjuhës së këtij të riu e fitoi rekordin Guinness

Më: 20 prill 2022 Në ora: 00:59
Dante Barnes i Battle Creek

Një burri nga Michigani iu dha një rekord botëror Guinness, kur gjuha e tij u mat zyrtarisht në perimetër 12 centimetra.

Dante Barnes i Battle Creek tha se fillimisht e kuptoi se gjuha e tij mund të ishte e pazakontë kur pa një video në internet të dikujt që mat gjuhën e vet dhe vendosi ta provonte.

“Mediet sociale kanë reaguar çmendurisht ndaj gjuhës sime. Unë kam postuar disa video dhe secila prej tyre ka marrë miliona e miliona shikime. Njëra është deri në 63 milionë dhe të shumtat janë mbi 20 milionë”, tha Barnes për Guinness World Records.

Perimetri i gjuhës së Barnes u mat zyrtarisht me 12 centimetra – afërsisht e njëjta madhësi si një top ping-pongu.

Ai tha se muskuli nuk i jep ndonjë telash gjatë detyrave normale.

“Më duket thjesht si gjuha ime. Unë jam në gjendje ta përkul atë si çdo muskul tjetër, si lëvizja e gishtave apo ngritja e një peshe”, tha ai.

Barnes shtoi se e sheh gjuhën e tij si një burim krenarie.

“Unë padyshim e shoh gjuhën time si një dhuratë. Nuk e kam menduar kurrë se do të kisha një titull të rekordeve botërore Guinness, e lëre më për gjuhën time”, u shpreh ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat