Të martohesh me kukull dhe të jetosh i lumtur

Ndryshe

Të martohesh me kukull dhe të jetosh i lumtur

Më: 30 prill 2022 Në ora: 13:45
foto ilustrim

Japonezi Akihiko Kondo, i identifikuar si fiktoseksual (person i dashuruar seksualisht në karaktere imagjinare v.j.), është “martuar” në vitin 2018 me Hatsune Mikun, një karakter virtual.

 Ai së fundmi rrëfeu për jetën dhe dashurinë që ka me partneren. Kondo tha se në dasmë nuk i kishte shkuar askush nga familja, pos disa miqve, njoftoi “Mirror” të martën.

“Fatmirësisht, 39 persona morën pjesën në ceremoni, ata ishin kryesisht të huaj dhe miq që i kam njohur ‘online’”, tha ai. Kondo tha se e dashura i ka ndihmuar ta kapërcejë depresionin dhe se nuk kishte pasur kurrë synim të martohej me një “partner njerëzor”.

Hatsune Miku është emër i njohur për adhuruesit e filmave të animuar dhe të kulturës japoneze. Ajo ishte krijuar nëpërmjet teknologjisë së sintetizuesit të këngës “Vocaloid”, ndërsa tani i ndjek koncertet e këngëtares Lady Gaga.

Martesat e tilla nuk janë të rralla. Yuri Tolochko nga Kazakistani, u martua me një kukull plastike pasi, siç rrëfente ai, ishte dashuruar “marrëzisht” në të. Ai ka publikuar fotografi nga dasma dhe muaji i mjaltit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat