"Është thjesht i mrekullueshëm". Studiuesit shikojnë peshkun e rrallë në brigjet e Kalifornisë veriore

Ndryshe

"Është thjesht i mrekullueshëm". Studiuesit shikojnë peshkun e rrallë në brigjet e Kalifornisë veriore

Më: 7 maj 2022 Në ora: 07:46
Peshku

Një peshk i rrallë është parë në brigjet e Kalifornisë veriore. Bathophilus flemingi, i njohur gjithashtu si peshku dragon, u kap në video nga një ekip studiuesish në Monterey Bay, Kaliforni.

Peshku në formë siluri, me ngjyrë bronzi është parë vetëm katër herë në gati tridhjetë vjet kërkime në det të thellë, thanë shkencëtarët. Ai mund të rritet deri në 16.5 cm në gjatësi.

Peshku i kapur në kamera nga studiuesit kishte një nuancë bronzi, ndryshe nga ajo e çdo specieje tjetër të detit.

“Ato janë thjesht kafshë të mahnitshme dhe një pjesë e asaj që është tërheqëse është ai mozaik ngjyrash”, shkencëtari Bruce Robison .

Ai shtoi se nuanca e bronzit ka të ngjarë të jetë një lloj kamuflimi, pasi thith dritën blu që arrin në thellësitë e oqeanit. Si rezultat, peshku përzihet në mjedisin e tij të errët dhe bëhet pothuajse i padukshëm./The Guardian/

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat