Pula bën autostop dhe pas 20 km udhëtim rikthehet në shtëpi!

Ndryshe

Pula bën autostop dhe pas 20 km udhëtim rikthehet në shtëpi!

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 00:53
Pula

Pula e një familjeje në Vermont është kthyer në shtëpi pasi ka bërë një udhëtim me kamion dhe ka përfunduar 20 km larg derisa u kthye në shtëpi.

Aventura e çuditshme ka ndodhur me pulën Amelia të Rebecca Thibeault e cila pasi pula u kthye në shtëpi, u shfaq para mediave shumë e lumtur.

Pula kishte dalë nga shtëpia në kërkim ushqimi dhe teksa ishte në rrugë është hedhur në një kamion i cili udhëtoi për 20 km derisa ndaloi në destinacion.

Aty, pula e hutuar qëndroi në sheshin tregtar ku u vu re nga një vendas, Lo Fasano.

Duke folur me WCAX-TV, Fasano tha se e mori në shtëpi pulën dhe nisi përpjekjet që të gjejë pronarët e saj. Ai postoi në rrjete sociale fotot dhe pas disa ditësh h kontaktuar nga Rebecca.

Gjatë këtyre ditëve ai kërkoi madje dhe ndihmën e policisë.

Kështu Fasano e mori pulën në shtëpi, i dha ushqim dhe një vend për fole dhe iu drejtua rrjeteve sociale. Një postim në Facebook çoi në gjetjen e pronarëve të pulës në Hinesburg, të cilët ishin të shqetësuar për pulën e humbur.

Pula tani është në shtëpi. Për shkak të shpirtit të saj aventuresk, familja ndryshoi emrin e saj nga Bug në Amelia në kujtesë për Amelia Earhart, gruaja e parë që fluturoi e vetme përtej Oqeanit Atlantik. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat