Ankohet mërgimtari: Në Skenderaj, burekut me mish vetëm emri i kish mbet, mezi e gjeta këtë kokërr mishi

Ndryshe

Ankohet mërgimtari: Në Skenderaj, burekut me mish vetëm emri i kish mbet, mezi e gjeta këtë kokërr mishi

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 19:26
Foto ilustrim

Një mërgimtar nga Qubreli i Skënderajt që jeton në Danimarkë, ka ardhur në vendlindje.

A mendoni se do të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës këtë vit?

Me të ardhur, ka dashur ta shijojë një nga ushqimet që nuk e gjen lehtë në vendin ku jeton, shkruan “Jepi zë”.

Mirëpo, në burekat që bleu ankohet se nuk gjeti mish, por vetëm petë dhe vaj. Sipas tij, në dy bureka gjeti vetëm një copëz mish.

“Byrekut me mish, veç emri i kish mbet! I bleva ja dy byreka me mish e ne te dyte se bashku mezi e gjeta ket kokerr mishi, se veç pet edhe vaj ish kan byreku!!”, ka shkruar mërgimtari.

Image
Foto e publikuar nga mërgimtari

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat