Xhaketa që astronauti e veshi gjatë udhëtimit në Hënë, shitet për 2.8 milionë dollarë

Ndryshe

Xhaketa që astronauti e veshi gjatë udhëtimit në Hënë, shitet për 2.8 milionë dollarë

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 17:30
Foto ilustrim

Xhaketa e veshur nga astronauti amerikan, Buzz Aldrin gjatë udhëtimit në Hënë u shit në ankand për 2.8 milionë dollarë.

Xhaketa e bardhë e Aldrin është e zbukuruar me flamurin amerikan dhe logon e agjencisë amerikane të hapësirës NASA dhe e ka veshur gjatë misionit Apollo 11 teksa fluturonte në modulin komandues Columbia.

Ky është një nga 60 sendet personale që 92-vjeçari Aldrin vendosi të shesë dhe u shit përmes shtëpisë së ankandeve Sotheby. Xhaketa është bërë objekti më i vlefshëm hapësinor amerikan në histori.

Ish-astronauti udhëtoi në Hënë në vitin 1969 dhe është i vetmi anëtar i gjallë i ekuipazhit prej tre personash.

Aldrin e kaloi pjesën më të madhe të udhëtimit të tij gjashtë-ditor në hapësirë i veshur me xhaketën e lartpërmendur dhe ndryshoi vetëm kur iu desh të vishte një kostum të veçantë për të shkuar në sipërfaqen hënore. Rreth 650 milionë njerëz në mbarë botën e panë atë moment.

Xhaketa është bërë nga një material rezistent ndaj zjarrit i quajtur pëlhurë Beta dhe është e veshur me Teflon. Është e vetmja veshje nga misioni i lartpërmendur që është shitur ndonjëherë. Pronari i ri është një blerës që bëri një ofertë telefonike prej 2.8 milionë dollarësh.

Vlera totale e artikujve të shitur nga koleksioni personal i Aldrin është 8.2 milionë dollarë. Klienti shpenzoi 819,000 dollarë për planin për të fluturuar në hapësirë dhe kthim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat