Rrufe pranë “Shtëpisë së Bardhë”, roja braktis detyrën dhe ikën nga frika

Ndryshe

Rrufe pranë “Shtëpisë së Bardhë”, roja braktis detyrën dhe ikën nga frika

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 08:51
Roja braktis detyrën dhe ikën nga frika

Një rrufe ra shumë pranë “Shtëpisë së Bardhë” një ditë më parë në SHBA.

Rrufeja ra në parkun “Lafayette” i cili ndodhet pranë selisë së qeverisë amerikane.

Si pasojë e rënies së rrufesë mbetën të plagosur 4 persona, dy burra dhe dy gra, të cilët ndodhen në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë në momentin që ka rënë rrufeja kamerat kanë kapur një marins i cili ka “braktisur” pozicionin e rojës së godinës qeveritare dhe ka ikur me vrap.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat