​Burri nga India fiton gjyqin për 25 centë pas 22 vjetësh

Ndryshe

​Burri nga India fiton gjyqin për 25 centë pas 22 vjetësh

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 00:01
​Burri nga India fiton gjyqin për 25 centë pas 22 vjetësh

Pas gati 22 vjetësh, një burrë indian ka fituar një çështje gjyqësore për një biletë treni të paguar me 25 centë.

Në vitin 1999, avokati Tungnath Chaturvedi u ngarkua me një shtesë prej 20 rupi (0,25 dollarë amerikanë) për dy bileta në shtetin e Uttar Pradesh.

Javën e kaluar, Gjykata e Mosmarrëveshjeve të Konsumatorit vendosi në favor të Chaturvedi dhe i kërkoi kompanisë hekurudhore të kthente paratë me interes.

“Kam marrë pjesë në më shumë se 100 seanca lidhur me atë rast. Por nuk ka çmim për kohën e humbur dhe për energjinë që kam investuar në këtë rast”, tha 66-vjeçari Chaturvedi.

Gjykatat e konsumit në Indi janë të mbingarkuara dhe proceset gjyqësore mund të zvarriten me vite.

Chaturvedi, i cili jeton në Uttar Pradesh, po udhëtonte nga Mathura për në Moradabad kur inspektori i biletave i ngarkoi atij 90 rupi në vend të 70 për dy bileta, sipas BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat