Pushuesit u shokuan, panë një “vajzë” pa kokë në plazh, por e vërteta ishte ndryshe

Ndryshe

Pushuesit u shokuan, panë një “vajzë” pa kokë në plazh, por e vërteta ishte ndryshe

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 00:11
Foto ilustrim

Pushuesit në Tajlandë u shokuan teksa deti nxori në sipërfaqe trupin e vdekur të një gruaje të zhveshur, e cila dukej e vdekur.

Të tronditur nga pamja, ata lajmëruan menjëherë autoritetet, ndërsa dyshohej se gruaja mund të ishte vrarë dhe të ishte hedhur në det për të humbur gjurmët. Megjithatë, autoritetet zbuluan se e vërteta nuk ishte aspak kështu.

Trupi rezultoi që ishte një kukull seksi prej silikoni, e ndërtuar në Japoni, me pamje tepër reale. Oficerët që ndoqën vendin e ngjarjes e identifikuan trupin misterioz si një kukull seksi hiper-realiste nga Japonia, pjesë e markës “AV idol”.

Një zëdhënës i policisë së qarkut Bang Saen tha: “Më 18 gusht 2022, ekipet e shpëtimit u informuan se njerëzit në plazh u tronditën kur panë një grua të re lakuriq dhe pa ndjenja. Më pas oficerët nxituan të kontrollonin dhe nga larg panë një grua të vogël, të bukur, e cila e kishte pjesën e poshtme të trupit të zbuluar.”

Zëdhënësi i policisë vazhdoi: “Koka e saj mungonte dhe pjesa e poshtme e saj ishte e ekspozuar. Ne kontrolluam në internet dhe këto kukulla kushtuojnë rreth 20,000 baht (472 £). Ne besojmë se kukulla ishte hedhur në një lumë ose kanal para se të hynte në det dhe të dilte në rërë. Tani ajo është hequr për të mos frikësuar turistët. Nëse pronari dëshiron të rimarrë kukullën e tij, mund ta marë atë nga stacioni i ekipit të shpëtimit.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat