Pamje të rënda: Luani sulmon nga mbrapa zbutësin e kafshëve

Ndryshe

Pamje të rënda: Luani sulmon nga mbrapa zbutësin e kafshëve

Më: 5 janar 2023 Në ora: 14:22
Luani sulmon nga mbrapa zbutësin e kafshëve

Një luan ka sulmuar zbutësin e tij në Rusi.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, të cilat kanë pasqyruar edhe momentin e ngjarjes.

Zbutësi i kafshëve 42-vjeçar Alexei Makarenko, i cili u sulmua nga një luan gjatë një shfaqje cirku në Soçi, shpëtoi falë reflekseve të menjëhershme të gruas së tij.

Në video, luani shihet duke rrëmbyer Makarenkon nga shpina, ndërsa fëmijët dhe prindërit e tyre janë në vendet e spektatorëve.

Fatmirësisht për zbutësin 42-vjeçar, gruaja e tij 43-vjeçare, Olga Borisova, gjithashtu e trajnuar për të trajtuar luanët, e hoqi menjëherë macen.

Sipas Daily Mail, gjithçka u shkaktua nga një përleshje mes dy luanëve meshkuj gjatë një shfaqjeje para 1200 spektatorëve.

Pas reagimit të parë të Borisovës, punëtorët e cirkut të cilët ishin në vendngjarje, i përzunë luanët me topa uji dhe fishekzjarre.

Fotot e publikuara më pas tregojnë shkallën e plagëve të zbutësit rus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat