Djali lind me humbje të pjesshme dëgjimi, babai bën tatuazh aparatin në vesh

Ndryshe

Djali lind me humbje të pjesshme dëgjimi, babai bën tatuazh aparatin në vesh

Më: 15 janar 2023 Në ora: 08:16
Djali i Brad Russell, Jesse, mban një aparat dëgjimi për shkak të lindjes me vështirësi në dëgjim.

Një baba ka bërë tatuazh një aparat dëgjimi në mbështetje të djalit të tij shtatëvjeçar, i cili lindi me humbje të pjesshme të dëgjimit.

Djali i Brad Russell, Jesse, mban një aparat dëgjimi për shkak të lindjes me vështirësi në dëgjim.

Disa vite më parë, ai i premtoi djalit të tij se do ta bënte tatuazhin që të mund t'i bashkohej për gjithë jetën. Brad tha:

Jesse kishte humbje të pjesshme të dëgjimit që nga lindja por ai kurrë nuk e lejon që kjo ta shqetësojë. Ai është gjithmonë i buzëqeshur. Ai më pyese çdo dy javë gjatë viteve të fundit: "Sa kohë derisa të vijë aparati i dëgjimit?"

Vendosa të bëj tatuazhin që të mund ta kisha një të tillë për gjithë jetën njësoj si ai. Ai ishte shumë i tronditur kur e pa por edhe shumë i lumtur. Ai tha: “Më pëlqen. Është qesharake babi”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat