Mjekët i thanë se do vdiste për shkak të peshës, 24-vjeçarja humb 88 kg në mënyrë natyrale

Ndryshe

Mjekët i thanë se do vdiste për shkak të peshës, 24-vjeçarja humb 88 kg në mënyrë natyrale

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 10:33
24-vjeçarja Jade Davis

Një vajzë me diabet të tipit 2 të cilës iu tha të humbiste peshë ose do të përballej me vdekjen e parakohshme, ka humbur 88 kg në mënyrë natyrale dhe tani është më e shëndetshme, energjike dhe më e sigurt në lëkurën e saj.

24-vjeçarja Jade Davis, nga Nottingham që më parë peshonte më shumë se 171 kg tani peshon 82 kg dhe është plot optimizëm për të ardhmen dhe madje po mendon të bëhet trajnere fitnesi. E reja u nxit në veprim të menjëhershëm në fillim të janarit 2021. Jade rishikoi plotësisht stilin e saj të jetesës duke adoptuar një dietë të shëndetshme dhe ushtrime të rregullta.

E reja thotë se ajo ishte një nga fëmijët më të mëdhenj në shkollë dhe ishte në shënjestër të ngacmimeve dhe talljeve nga shokët.

"Kur isha e shëndoshë, në shumicën e rasteve isha në depresion. Isha unë ajo që ngacmohej nga të gjithë. Natyrisht tani, mënyra se si trajtohem ka ndryshuar plotësisht, ka shumë gjëra që kanë ndryshuar vetëm për shkak të madhësisë sime. Më parë kur isha e mërzitur haja shumë ushqim."

Gjatë kësaj kohe, shëndeti i saj fizik mori një kthesë për keq, pasi ajo ndihej vazhdimisht e lodhur dhe diabeti i saj u bë më i rëndë.

"Shumë herë nuk kam dalë për shkak të pamjes sime dhe doja të qëndroja në shtëpi, gjë që më bëri të ha edhe më shumë. Për shkak të diabetit tim tipi i dytë doktori më tha “duhet të humbësh peshë ose do të vdesësh”. Kjo ishte ndoshta pika e kthesës për të filluar humbjen time në peshë."

Jade ka grumbulluar më shumë se 37,700 ndjekës në TikTok duke ndarë procesin e saj për humbje peshe në mënyrë natyrale pa kryer operacione. Ajo thotë se njerëzit kanë vërejtur transformimin e saj të jashtëzakonshëm, duke thënë se ajo duket më e shëndetshme dhe më e lumtur tani që është më e dobët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat