U sulmua nga një tufë majmunësh në shtëpinë e saj, vdes 70 vjeçarja

Ndryshe

U sulmua nga një tufë majmunësh në shtëpinë e saj, vdes 70 vjeçarja

Më: 7 mars 2023 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Një grua 70-vjeçare ka vdekur nga plagët e marra pasi u sulmua nga një tufë majmunësh.

Gruaja, e cila është identifikuar si Chataraboina Narsavva, u sulmua në fshatin e saj në rrethin Telangana Kamareddy të Indisë.

Sipas Times of India, Narsavva dhe vajza e saj kishin shkuar në tualet kur majmunët u janë vërsulur.

70-vjeçarja pësoi lëndime të rënda gjatë përpjekjes së saj për t’u larguar nga kafshët, duke përfshirë goditjen e kokës në tokë. Vajza e saj gjithashtu u dërgua me urgjencë në spitalin e saj për trajtim, shkruan DailyStar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat