Shokon 46-vjeçarja që ‘vetësakrifikohet’ duke u ushqyer vetëm 1 herë në javë dhe bën veprimin ‘heroik’ për 6 macet e saj

Ndryshe

Shokon 46-vjeçarja që ‘vetësakrifikohet’ duke u ushqyer vetëm 1 herë në javë dhe bën veprimin ‘heroik’ për 6 macet e saj

Më: 18 mars 2023 Në ora: 15:11
Yasemn Kaptan me macet e saj

Një grua thotë se mund të përballojë vetëm një vakt në javë pasi ajo shpenzon shumicën e parave për të ushqyer macet e saj.

Yasemn Kaptan, 46 vjeç, nga Tottenham, në veri të Londrës, ka lënë vaktet për një vit që të jetë në gjendje të sigurojë ushqim për gjashtë macet e saj. Yasemn merr pension mujor prej 400 £ për shkak të osteoporozës por ato i shpenzon për qiranë dhe faturat.

Ajo thotë se pi çaj nenexhiku për të shmangur urinë dhe ka humbur 31 kg që nga vendimi për të mos u ushqyer.

"Nuk kam para për të kursyer por nuk mund t'i lë macet pa ushqim dhe të ngordhin. Ato janë rritur me ne. I kam pasur që kur ishin foshnje të vogla. Kam paguar shumë para për t'i pasur."

Yasemn refuzon të heqë qafe macet e saj pasi nuk e di se si ajo ose partneri i saj mund të jetojnë pa to. Tani ajo po jeton vetëm me një vakt në javë për të pasur macet pranë saj.

"Partneri im është i shqetësuar për mua, por tashmë jam mësuar. Do të jem mirë, gjërat do të përmirësohen. Nuk mund të bëj asgjë, nuk do të shpëtoj nga macet e mia. I kam prej 17 vitesh, janë bebet e mia të vogla që i mbaj."

Yasemn shtoi:

"Unë ha një herë në javë. Kam vetëm çaj mente ose lëngje gjatë gjithë javës. Nëse ha duhet të jetë diçka e lehtë si kos ose perime. Unë qaj çdo dy ditë pasi jam e dëshpëruar dhe e lodhur. Disa javë nuk jam duke ngrënë fare siç duhet dhe mbijetoj vetëm me lëngje."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat