I kërkoi të ndahej nga i dashuri, vajza adoleshente urdhëron vrasjen e nënës së saj 38-vjeçare

Ndryshe

I kërkoi të ndahej nga i dashuri, vajza adoleshente urdhëron vrasjen e nënës së saj 38-vjeçare

Më: 2 prill 2023 Në ora: 16:58
Anastasia dhe vajza e saj

Një adoleshente në Moskë është arrestuar nën akuzën se ka vrarë nënën e saj. 38-vjeçarja Anastasia Milosskaya u rrah dhe u mbyt për vdekje, ku dyshohet se krimi ishte porositur nga vajza e saj.

Nëna e vetme Anastasia dyshohet se u vra nga dy adoleshentë të tjerë brenda banesës që ndante me vajzën dhe të dashurin e saj 15-vjeçar, shkruan The Mirror.

“Ajo ishte një nënë e mirë dhe e donte vajzën e saj”, thonë fqinjët.

Autorët e mbështollën trupin e gruas fatkeqe në një qese plastike dhe e hodhën në një kosh plehrash në lagjen Balashikha në lindje të Moskës. Vajza e saj u arrestua së bashku me një djalë 15-vjeçar që jetonte në banesën e familjes. Sipas raportimeve, arsyeja e vrasjes brutale është se nëna i ka kërkuar të bijës të ndahet me 15-vjeçarin, duke besuar se ai ka pasur ndikim të keq tek ajo.

Autoritetet ruse thonë se të dyshuarit përfshijnë vajzën dhe të dashurin e saj që dyshohet se urdhëroi vrasjen e gruas për 3650 £. Informacionet thonë se vajza dhe djali kanë futur autorët në shtëpi dhe kanë pritur që të kthehej nëna. Më pas, vrasësit e lanë trupin e rrahur në banesën ku vazhdonin të jetonin vajza dhe djali dhe  vetëm dy ditë më vonë u kthyen për të hequr kufomën. Të akuzuarit e mitur janë të gjithë nga 14 deri në 17 vjeç dhe dyshohen për vrasje ose komplot për vrasje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat