Në Japoni filmohet peshku që noton në një thellësi rekord prej 8336 metrash

Ndryshe

Në Japoni filmohet peshku që noton në një thellësi rekord prej 8336 metrash

Më: 3 prill 2023 Në ora: 22:19
Foto ilustrim

Shkencëtarët në Japoni regjistruan një lloj specifik peshku në një thellësi të jashtëzakonshme prej mbi tetë mijë metrash, gjë që e bën gjithashtu vëzhgimin më të thellë të bërë ndonjëherë.

Një specie specifike e kërmillit të detit nga familja Pseudoliparis, është filmuar duke notuar në një thellësi prej 8336 metrash. Ai u regjistrua nga një “sondë” autonome e zbritur në kanalin Izu-Ogasawara, në jug të Japonisë.

Një shkencëtar tha se peshku mund të jetë shumë afër thellësisë maksimale që çdo peshk mund të mbijetojë.

Më parë, vëzhgimi më i thellë i peshkut ishte bërë në një thellësi prej 8178 metrash, më në jug në Paqësor në Hendekun Mariana. Prandaj ky zbulim tejkaloi rekordin e thellësisë me 158 metra.

“Nëse ky rekord thyhet, mund të jetë për vetëm disa metra”, tha profesori Alan Jamieson për BBC.

Një shkencëtar i detit të thellë nga Universiteti i Australisë Perëndimore, parashikoi 10 vjet më parë se peshku ndoshta do të gjendej në një thellësi midis 8200 ose 8400 metra. Një dekadë kërkimesh në mbarë botën e kanë konfirmuar këtë.

Pseudoliparis u kap nga një sistem kamerash i lidhur me një kornizë të peshuar që lëshohet nga ana e varkës.

Edhe pse ekzemplari nuk u kap për të identifikuar plotësisht llojin e tij, disa peshq u bllokuan në kolonën e ujit në Hendekun e Japonisë aty pranë në një thellësi prej 8022 metrash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat