Çifti që nisi një histori dashurie në pikën kufitare Kosovë- Maqedoni

Ndryshe

Çifti që nisi një histori dashurie në pikën kufitare Kosovë- Maqedoni

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 14:30
Endriti dhe Magbulja

Histori dashurie ndërmjet dy personave nga dy shtete të ndryshme.

Endriti një djalë nga Vushtrria e Kosovës, i dashuruar me Magbulen nga Kumanova e Maqedonisë.

Endriti për emisionin “Herët” tregon se si u njoftuan.

“Ndjesia e pritjes kam pas shumë emocion, kam pritur katër orë, prej orës 13:00 deri në 16:00 për një takim pesë minutash. Pas gjashtë muaj prej shtatori deri në shkurt, kemi pritur për një kohë të shkurtë por ja ka vlejte. Dy shtetet e ndryshme, familjet e panjohura, zakonet tjera, traditat tjera por mirë”, tha ai.

Ndërsa,  Magbulja thotë se pandemia ka qenë arsyeja që ata janë bashkuar dhe kanë krijuar një dashuri të re.

“Është kanë shumë ndjenjë e mire, kam pas shumë emocione, është kanë tepër takim i mirë. Ka qenë Endriti, ai që më ka shkruar i pari, e ka marrë guximin ai më i pari për të më shkruar mua, dhe ja kemi filluar me bisedu me njëri-tjetrin, nuk kemi arrit as me fol veç sa jemi përqafuar edhe asgjë tjetër. Edhe familja edhe shteti shumë mirë, nuk kam ardhur deri për martesë shkaku i pandemisë, prandaj nuk kam mundur të vi në Kosovë. Ja kemi pa hajrin pandemisë, sepse jemi bashku me njëri tjetrin dhe kemi krijuar një dashuri të re”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat