Tufa e peshkaqenëve rrethojnë krokodilin në ujërat e Australisë, njëri prej tyre e kafshoi në këmbë – reptili i kundërpërgjigjet

Ndryshe

Tufa e peshkaqenëve rrethojnë krokodilin në ujërat e Australisë, njëri prej tyre e kafshoi në këmbë – reptili i kundërpërgjigjet

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 23:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Një moment i pazakontë është regjistruar me një kamerë amatore.

Bëhet fjalë për një tufë peshkaqenësh që tentojnë të sulmojnë krokodilin në ujë në veri të Australisë.

Në videon që po qarkullon në rrjetet sociale, shihen disa peshkaqenë duke u sill rreth krokodilit në ishullin Vesel.

Krokodili megjithatë nuk ka dashur të ikë pavarësisht faktit që ishin më shumë në numër peshkaqenët.

“Kemi një mik të vogël”, dëgjohet duke thënë një grua në video derisa krokodili po afrohej.

Megjithatë një peshkaqen e kafshon në këmbë krokodilin, duke e nxitur të reagojë menjëherë – duke iu kundërvënë me tërë forcën.

Në fund krokodili ka arritur të vazhdojë “rrugëtimin” e tij, dhe të largohet nga tufa e peshkaqenëve.

Ndryshe, peshkaqenët dhe krokodilët nuk konsiderohen kundërshtarë, konfliktet mes tyre janë të rralla – madje shpesh ndajnë territorin. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat