Adoleshenti shqiptar që hakoi GTA VI dënohet me burgim në një spital të sigurt

Ndryshe

Adoleshenti shqiptar që hakoi GTA VI dënohet me burgim në një spital të sigurt

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 21:22
Arion Kurtaj

Një haker 18-vjeçar me prejardhje shqiptare, që kishte publikuar videot e videolojës “Grand Theft Auto VI”, të cilat ende nuk ishin prezantuar për lojtarët, është dënuar me qëndrim në spital në afat të pacaktuar.

Arion Kurtaj nga Oksfordi, i cili është autik, ishte një anëtar kyç i bandës ndërkombëtare Lapsus$.

Sulmet e bandës ndaj gjigantëve të teknologjisë duke përfshirë Uber, Nvidia dhe Rockstar Games i kushtojnë firmave gati 10 milionë dollarë.

Gjykatësi tha se aftësitë dhe dëshira e Kurtajt për të kryer krime kibernetike nënkuptonte se ai është i rrezikshëm për publikun.

Ai do të qëndrojë në një spital të sigurt nëse mjekët nuk e konsiderojnë atë më një rrezik, raporton bbc.

Gjykata dëgjoi se Kurtaj kishte qenë i dhunshëm gjatë qëndrimit në paraburgim me dhjetëra raportime për plagosje apo dëmtime materiale.

Mjekët e konsideruan Kurtaj të papërshtatshëm për t’u gjykuar për shkak të autizmit të tij, kështu që jurisë iu kërkua të përcaktonte nëse ai i kreu apo jo aktet e supozuara – jo nëse e bëri këtë me qëllim kriminal.

Një vlerësim i shëndetit mendor i përdorur si pjesë e seancës dëgjimore tha se ai “vazhdoi të shprehte synimin për t’iu kthyer krimit kibernetik sa më shpejt të jetë e mundur. Ai është shumë i motivuar”.

Jurisë iu tha se ndërsa ai ishte dënuar me kusht për hakerimin e Nvidia dhe BT/EE dhe në mbrojtje të policisë në një hotel Travelodge, ai vazhdoi ‘punën’ dhe kreu hakimin e tij më famëkeq.

Pavarësisht se i konfiskuan laptopin, Kurtaj arriti të hakonte Rockstar, kompaninë pas GTA, duke përdorur një Amazon Firestick, televizorin e hotelit dhe një telefon celular.

Kurtaj vodhi 90 video të videolojës Grand Theft Auto 6 të pa publikuara më parë.

Ai depërtoi në sistemin e brendshëm të mesazheve Slack të kompanisë për të deklaruar “nëse Rockstar nuk më kontakton në Telegram brenda 24 orëve, do të filloj të publikoj kodin”.

Më pas ai postoi videot dhe kodin burimor në një forum me emrin e përdoruesit TeaPotUberHacker.

Ai u arrestua përsëri dhe u ndalua deri në gjykimin e radhës, i cili nuk dihet kur do të mbahet.

Më herët këtë muaj, trajleri i “GTA VI” u publikua duke marrë 128 milionë shikime në YouTube brenda 4 ditëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat