​Veterinarët i shpëtuan jetën një gomari të sëmurë duke i dhënë 24 litra pije të gazuar

Ndryshe

​Veterinarët i shpëtuan jetën një gomari të sëmurë duke i dhënë 24 litra pije të gazuar

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 21:13
Foto ilustrim

Një histori e pazakontë vjen nga Devon i Britanisë së Madhe, ku veterinerët shpëtuan jetën e një gomari të sëmurë rëndë me një bllokim në stomak.

Gomari Joey kishte një gjendje të njohur si impaksion gastrik. Ishte aq keq sa nuk mund të hante e të pinte asgjë dhe kishte dhimbje të tmerrshme. Por veterinerët i dhanë të pijë 24 litra nga kjo pije e gazuar gjatë katër ditëve, përmes një tubi në hundë, dhe tani ai është "kthyer në lumturinë e tij të zakonshme".

Veterineri Jamie Forrest tha për BBC-së se pija e Coca-Cola-s "zgjidhi bllokimin", një procedurë që ata tashmë e kishin provuar me "rezultate vërtet të mira". Ai shpjegoi se ata përdorën pijen e njohur, pasi Joey kishte nevojë për kalori shtesë për të parandaluar dëmtimin e mëlçisë dhe veshkave.

“Ne i dhamë Coca-Cola duke i vendosur një tub në hundë Joey-t, i cili hyri direkt në stomakun e tij. Pastaj i dhamë pijen tri herë në ditë për katër ditë për të thyer bllokimin dhe ia dolëm”, tha Forrest.

Problemet me stomakun janë të rralla te gomarët dhe këta veterinerë kanë vetëm disa raste në vit, tha ai, por gjithashtu paralajmëroi se vetëm një veteriner duhet t'u japë pije të gazuara kafshëve për një arsye specifike.

"Joey është kthyer në gjendjen e tij të zakonshme të lumtur dhe ai ka bërë një mik të ri, kështu që po ecën shumë mirë," tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat