Pantera e zezë “viziton” oborrin e një shtëpie në Indi

Ndryshe

Pantera e zezë “viziton” oborrin e një shtëpie në Indi

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Raportimet rreth kafshëve të egra brenda dhe përreth zonave të banuara është rritur kohëve të fundit.

Shpesh kafshët e egra humbin nëpër qytete në kërkim të ushqimit dhe ujit.

Kështu ka ndodhur së fundmi edhe në Coonoor të Indisë, ku pamjet e një pantere të zezë brenda oborrit të një rezidence, i lanë të habitur të gjithë përdoruesit e internetit.

“Imagjinoni që dikush të ju vizitojë kështu. Video nga një shtëpi në Nilgiris. A e dini se ku mund ta gjeni tjetër panterën e zezë?”, thuhej në mbishkrimin e videos të shpërndarë nga oficeri i shërbimeve pyjore, Parveen Kaswan.

Shumë prej komentuesve u shprehën të magjepsur nga pamjet, duke e cilësuar panterën të bukur dhe të frikshme në të njëjtën kohë. Sipas ekspertëve të jetës së egër, një panterë e zezë lind për shkak të një mutacioni gjenetik. Në Indi, pantera mund të shihet vetëm në disa destinacione të kafshëve të egra, si në Pench, Tadoba, Kabini, Nagarhole.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat