Burri trembte gruan se mund ta shikonte kudo me ‘fuqinë e tij shpirtërore”, por kishte instaluar kamera në shtëpi

Ndryshe

Burri trembte gruan se mund ta shikonte kudo me ‘fuqinë e tij shpirtërore”, por kishte instaluar kamera në shtëpi

Më: 22 mars 2024 Në ora: 18:08
Lukman Shonibare

44 vjeçari Lukman Shonibare i thoshte bashkëshortes së tij Lyndsay se kishte fuqi shpirtërore që e bënin ta shikonte se ajo ‘po tymoste në shtëpi’, por në fakt ai e shihte me një kamera të fshehtë që kishte instaluar.

Burri xheloz e kontrollues kishte bindur bashkëshorten e tij se me “fuqitë” e tij mund ta shikonte kudo që ajo ishte, prandaj ajo “nuk duhet ta gënjente kurrë”, u tha në gjyqin mes të dyve.

Në gjykatën e Manchester në veri të Britanisë, u tha se burri e kërcënonte vazhdimisht se do ta divorconte dhe e kishte detyruar të nënshkruante një dokument ku gruaja zotohej se “nuk do të pinte alkool apo duhan, e nuk do të gënjente kurrë”, në janar 2020.

Zonja Shonibare ankohej në gjykatë se nuk ishte lejuar t’i vinte emrin djalit të saj të parë, në përputhje me zakonet e bashkëshortit me origjinë nga Nigeria.

Zoti Shonibare është deklaruar i pafajshëm ndaj kauzave për sjellje kontrolluese ndërsa Lyndsay tha në gjykatë sesi ai kishte tentuar ta manipulonte duke i thënë: “Unë jam shpirtëror dhe i shikoj gjërat, e di se çfarë po bën ti në çdo kohë”.

Prokurori Roger Brown, lexoi deklaratën e gruas: “Ai më kërcënonte me fuqi shpirtërore duke thënë se është një qenie e lartë njerëzore. Kjo më frikësonte prej fiqve shpirtërore që njihen në Afrikë. Ai më thoshte se pinte ujë të shenjtë nga Nigeria, por në fakt ishte gjithmonë i uritur”.

Zoti e zonja Shonibare janë martuar në 2015 dhe kanë dy djem, por gradualisht ai e izoloi gruan nga miqtë e familjarët e saj.

Në një prej rasteve kur burri nuk ishte në shtëpi gruaja kishte dalë në ballkon për të pirë një cigare, dhe kur burri u kthye i tha se ‘me anë të fuqive të tij shpirtërore’ e kishte parë duke tymosur në ballkon.

Por më vonë gruaja mësoi se ai kishte instaluar një kamera të fshehur në një dorezë boksi, sipas raportimit në gjykatë.

Pas dy ditë gjyqi, dje në sallë Shonibare u ekzaminua nga avokati Steve Nikolich mbi kufizimet e vendosura ndaj gruas, për të cilat burri justifikohej se ‘po kalonte një periudhë pasigurie prej vdekjes së një të afërmi.’

Gjyqi pritet të vijojë për tre ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat