Gjarpër i ngordhur në ushqim, sëmuren mbi 100 fëmijë në Indi

Kuriozitete

Gjarpër i ngordhur në ushqim, sëmuren mbi 100 fëmijë në Indi

Më: 2 maj 2025 Në ora: 12:27
Foto ilustrim

Më shumë se 100 fëmijë janë sëmurur në Indi pas konsumimit të drekës së shkollës. Autoritet ushqimore vërtetuan në drekën e shkollës ku ishin fëmijët u gjet një gjarpër i ngordhur.

Komisioni Kombëtar i të Drejtave të Njeriut tha se kuzhinieri i shkollës, ka larguar gjarprin e ngordhur dhe ka vazhduar gatimin e ushqimit.

Mbi 500 fëmijëve në qytetin Mokama, Bihar në Indinë lindore kanë konsumuar nga ushqimi. Pasi më shumë se 100 fëmijë u sëmurën, vendasit bllokuan një rrugë duke protestuar.

Siguria ushqimore dhe higjiena vazhdon të mbetet një problem në Indi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat