Japonia pezullon patentat e 900 çiklistëve të dehur

Kuriozitete

Japonia pezullon patentat e 900 çiklistëve të dehur

Më: 12 dhjetor 2025 Në ora: 08:50
Foto ilustrim

Policia japoneze ka pezulluar patentat e gati 900 çiklistëve të ndaluar duke ngarë nën ndikimin e alkoolit.

Autoritetet vlerësuan se shkelësit “mund të paraqesin një rrezik të konsiderueshëm për shoferët”, shkruan ANSA, transmeton ATSH.

Numri i patentave të pezulluara nga janari deri në shtator është rritur ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar, që kur Japonia vendosi rregulla të reja trafiku që vendosin dënime më të ashpra për çiklistët.

Ata që kapen duke ngarë nën ndikimin e alkoolit mund të përballen me deri në tre vjet burg ose me një gjobë maksimale prej 500,000 jen (3,200 dollarë). 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat