Konventa “Ciu-Ciu” - Bota Sot
Konventa “Ciu-Ciu”

Opinione

Konventa “Ciu-Ciu”

Nga: Zejnullah Jakupi Më: 16 qershor 2019 Në ora: 20:24
Zejnullah Jakupi

Veni RE! Nuk ka vetëm Evropa Konventën për Gjenocidë dhe Konventë për të Drejtat e Njeriut e cila evokon në brendësi Deklaratën Universale të Drejtave të Njeriut. Nga sot edhe PDK ka mbajtur „Konventën e saj të Nëntë“. Ma merrë mendja se as LDK-ja "grindavece", qysh po e tregojnë mediet, po as VV-ja "populiste" nuk kish mundur ta emërojnë kuvendin ose mbledhjen ku zgjidhet kryetari i partisë si „Konventë“. Konventa e PDK-së u vulos brenda disa minutave. Pramendo dhe mos u bëj xheloz pse rezultati i rizgjedhjes së kryetarit të Partisë Kadri Veseli ishte më i mirë se rezultati i zgjedhjeve në Korën Veriore të kryetarit Kim Joung për të cilin në zgjedhjet e fundit me 10 mars 2019, ashtu si në vitet paraprake, të gjithe delegatët (687) e votuan (unanimisht 99,9 %) kryetarin Kim. Kështu duhet të funksionojë uniteti brenda Partisë, ku askush nuk guxon të bëjë ciu ciu, e lëre më të ketë rrahje me karrige dhe shtyrje me brryla, siç po ndodhin nëpër mbledhjet e LDK-së..! Madje, sa për kuriozitet, rezultati i rizgjedhjes së Kadri Veselit ishte dy-herë më i mirë se ai i ish-kancelarit gjerman Helmut Kohl, i cili me rastin e zgjedhjes së tij në postin e kancelarit në vitin 1982, prej 495 delegatëve arriti t´i merrë vetëm 256 vota.Se çfarë forme e demokracisë është kjo, ajo e "frikës" apo e "vullnetit" politik, mbetet të diskutohet gjerë e gjatë. Madje nëse nuk ka mendime të analistëve të vërtet, banalistët mesiguri do të lajmërohen vullnetarisht për ta komentuar rezultatin.
Kishte edhe diçka në stilin e Kimit nga Korea. Ato ishin duartrokitjet e porositura në ritëm dhe me qëndrim gatitu, anipse delegatët ishin ulur në karrige. Po ashtu më pengoi pamja e fytyrave të njejta. PDK-ja nuk i ulë në rend të parë argatët e vërtet të aksioneve. Ose jam gabim.
Gjithashtu mungonin kuadrot në detaje ose amerikane, siç thuhet në zhanrin e gazetarisë televizive. Sa me qejf do t´i shihja të gjithë deputetët në sallë, në këtë format, por syri i kamerës e kapte vetëm rendin e parë. Në kuvende demokratike, gjithë deputetët duhet të jenë të barabartë, si ata të ulur në fillim po ashtu edhe ata në fund të sallës. Në kuvende të ndryshme evropiane, syri i kamerës i fokuson, herë pas herë, gjithë fytyrat e delegatëve. Praktikat e tilla i hasë edhe tek partitë tjera, është tipike dhe e dalluar me poza të tilla edhe LDK-ja. Fokusimi i kamerës vetëm në pamje totale e tregon madhështinë, pra e tregon sa veta ishin në sallë, por nuk tregon idividualitetin e personave si të barabartë, me të drejtë vote. Pra kishte diçka që mund të quhet si kamera cenzuruese e PDK-së, 

Fokusimi i kamerës vetëm në pamje totale është t´i heqësh mendimin individual secilit, veç e veç. Pra, i dua demokratët e vërtet ose i dua demokratët racional dhe relativistë dhe jo demokratët si militarist, "poetë" që e kishin mësuar vjerrshën përmendësh dhe e recitonin për mrekulli...

Të mos flasim për diskursin politik, si zakonisht si tek gjithë partitë tjera fjalimet e tilla janë euforike e të ngarkuara me lavde dhe “dekorata” fjalësh, komplimente marramendëse për njër-tjetrin. Demokratët duhet te debatojnë, të shtyhen në debate për ide të reja, t´i ikin kozmetikës dhe rutinës së mërzitshme partiake. Thirrja e konventës ishte inkuadrimi i kuadrove dhe gjeneratës së re. OK, por në PDK akoma vazhdon të dominojë individi i cili nuk mendon me kokë të vet, hy në parti për të fituar benificione, vende pune, famë dhe me qenë bashk me të fortët, të cilëve ua ke frikën natën e ditën. Prandaj populli ynë ka frikë... Ai nuk është i lirë, ai është me komplekse i cili e mundon, e ky është kompleksi i "eprorit" i cili vendos mbi gjithçka. Edhe votimi bëhet në masa, me familjarizëm. Ka edhe në PDK- inate dhe smira dhe xhelozi. Tani në kohën e “Dekadës së Re” partisë i duhen inkuadrimi i kuadrove dhe gjeneratës së re. I duhen figura nga bota civile dhe qytetare si Memli, Urani, Eliza dhe shumë kuadro nga jashtë që t´i prijnë asaj, pra, emrat që përmenda, krahas ose para tyre duhet të jenë personalitete të cilët kanë mbrojtur titujt shkencorë në univerzitetet prestigjioze nëpër botë. Kjo gjeneratë, pa qenë pjesëmarrëse në luftë dhe, pa patur status veterani e pa qenë e angazhuar në mitingje partiake e shpien Kosovën dhe PDK-në përpara.

Mu kjo gjeneratë e çliron këtë parti nga aurora që e mban të ngurtë partinë, sepse ajo po e bënë të duket sikur të ishte kryerë lufta dje dhe jo para 20 vitesh. Fantazma e luftës duhet të përfundojë, ajo duhet t´i takoj të së shkuarës. Një frymë e re duhet të vij,sepse ajo e para duket si e ngurtë, si statuj e cila ngjallë frikë dhe ju rrijnë si shpatë e Demokleut mbi kokat e lira të pasluftës. Pra edhe mosha e bën të veten: Prandaj edhe konventa kishte gafat, të cilat ishin të shumta, por më e forta ishte: Kryetari i deritanishme dhe i rizgjedhur Veseli në fjalimin e tij e tha se nuk e dinte a ishte prezent në sallë presidenti ish- kryetari apo jo. Pra kjo ishte gafë numër 1 e "demokratëve”, Pra, Hashim Thaçi do të kishte mundur të ishte në sallë, pra nuk e kishte vendin në rendin e parë edhe pse mban postin e presidentit dhe ishte kryetar i PDK-së. PDK-ja sipas Veselit i pranon gabimet. Ai thekësojë se shumë na kanë ndihmuar ata që u larguan nga PDK. Të tillë që u larguan, nuk do ta gjejnë veten më tek PDK-ja. Armiku numër një mbetet tutje korrupsioni i cili po dëmton shtetin dhe familjet kosovare. Ai shpreson se PDK-ja do të punojë më shumë dhe do ta bëjë shtetin dhe integrimin e Kosovës në familjen evropiane, drejtë përmirësimit të jetës. Vetëm "Dekada e Tretë" do të jetë dekada e Inovacionit, e ndërmarrësisë, e bërjes së Kosovës ashtu siç e dëshirojmë, vend me kapitalizëm modern që i tejkalon problemet sociale të shoqërisë. Parasë gjithash janë idetë me orientim djathtistë. Gjithashtu kryetari Vesli ju shpalli luftë ish-komunistëve të Kosovës nga ish-koha sociliste. Ai ju bëri me dije se askush nuk do të mund ta godas shtetin dhe simbolet e tija. Vetëm me këtë orientim vendi ynë mund ta shlirojë potencialin ekonomik, tha ai. Paqe të qëndrueshme dhe modernizimin e vendit, fqinjësi të mirë me vendet fqinje. Se a do të realizohen gjithë këto premtime të përfolura më së miri koha do e dëshmojë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...