Nga Kuvendi i LDK pritej edhe reformimi i saj

Opinione

Nga Kuvendi i LDK pritej edhe reformimi i saj

Nga: Sherif Ramabaja Më: 4 gusht 2019 Në ora: 19:06
Sherif Ramabaja

Në Kosovë me interesim të madh është pritur mbajtja e Kuvendit të LDK dhe zgjedhja e kryetarit të kësaj partie. Në media, udhëheqësit e kësaj partie, gjatë mbajtjes së Kuvendit, paraqiteshin me deklarata se janë duke kërkuar një figurë të pranuar për të gjithë. E lan të hapur mundësinë, që të paraqiten më shumë se një kandidat. Në fund u njoftua se sërish u zgjodh, për here te tretë, ish kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa.

Shtrohet pyetja, pse në këtë parti nuk praktikohet që për një post të tillë vital të organizohet votim i fsheht, po votohet me aklamacion. Sa është kjo mënyrë demokratike, len për të dyshuar. Mënyrat e tilla të zgjedhjes janë praktikuar në komunizëm dhe praktikohen në shtetet moniste. Kush guxon të votoj kundër le të votoj, nëse ia mbanë! Kjo kuptohet kështu, sepse dikush frikësohet për vendin e punës, dikush shpreson të fitoj diçka në shkëmbim të votës, dikush shpreson të fitoj ndonjë post, e dikush të avancohet më lart. Ai që voton kundër, jo që distancohet nga kandidati i propozuar, po mund të ketë pasoja. Edhe ish presidenti Rugova po të ishte gjallë, do të duhej kërkuar që të ndërrohej mënyra e tillë e votimit, e të mos flasim për të tjerët, që kurrsesi s´mund ta zëvendësojnë figurën e tij.

Anëtarësia e gjërë e LDK presin reformimin e saj

Pas Rugovës, udhëheqja e partisë iu besua zotit Fatmir Sejdiut, që me urtësi dhe qetësi e drejtoi partinë. Të gjithë e dinin se Rugovën nuk mund ta zëvendësoi askush, prandaj Sejdiu ishte një person për të cilin shumica kishin respekt, si ish bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit Rugova.

Isa Mustafa pas Sejdiut, pati ngritjet dhe zbritjet në këtë parti dhe në organet shtetërore. LDK-në mund ta ketë dëmtuar edhe mënyra e sjelljes ndaj Donika Gërvallës, vajzës së heroit kombëtar, Jusuf Gërvallës. Ajo dëshironte reformimin e kësaj partie me fytyra të reja udhëheqëse. Kësaj radhe, në Kuvendin e LDK-së, të gjithë prisnim reformim dhe zgjedhjen e figurave të reja, që do ta renovonin partinë, por opinioni u befasua me gjyshin Fatmir Sejdiun, që dëshironte sërish ta merrte timonin e kësaj partie!

Këtu vërehet se akoma jemi larg si shoqëri, për të bërë ndryshime dhe për t´iu dhënë shansë gjeneratave të reja. Postet insistohen të mbahen me çdo kusht, ose bëhen përpjekje që sërish të vjetrit të kthehen edhe pse koha e tyre ka kaluar. Ata fare nuk mendojnë se partia duhet reformuar, duke sjellur kuadro të reja dhe të shkolluara.

Për të pasur sukses,duhet flakur mentalitetine vjetër, përndryshe do të mësohemi të vendnumrojmë.

 

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat