“Dora e hekurt” e pushteteve të mazhorancës - Bota Sot
“Dora e hekurt” e pushteteve të mazhorancës

Opinione

“Dora e hekurt” e pushteteve të mazhorancës

Nga: Diadema Stil Më: 22 gusht 2019 Në ora: 19:23
Foto ilustrim

Politika agresive e mazhorancës së majtë, me provokim të hapur, ka synuar të gjunjëzojë kunërshtarët politikë, ta tensionojë situatën, me qëllim që të minimizojë sa të jetë e mundur rezistencën e këtyre kundërshtarëve dhe të ketë dorë të lirë për të sunduar me dorë të hekurt të gjitha pushtetet në Shqipëri. 

Periudha nga viti 2013 e në vazhdim ka qenë një periudhë mjaft e vështirë për kundërshtarët politikë të Partisë në pushtet, sidomos, biznesmenët dhe komisionerët e Partisë Demokratike. Sapo mori pushtetin në vitin 2013, Partia Socialiste, e drejtuar nga kryeministri Edi Rama nisi “gjuetinë e shtrigave” ndaj kundërshtarëve të saj politikë, duke i trajtuar si “armiq”, duke i shantazhuar me pushime nga puna, me gjoba marramendëse, me heqje liçense dhe shkatërrim të bizneseve të tyre të ngritura me mundë e sakrifica të mëdha. Qëllimi i kastës politike në pushtet, të ashtuquajturës “Rilindja”, ishte dhe mbetet nënshtrimi, frikësimi dhe falementimi ekonomik i kundërshtarëve. Kjo luftë, e nisur në kryeqyetin e Shqipërisë, u shtri, madje dhe më e egër, në të gjitha rrethet, qytetet dhe fshatrat e vendit.

Janë të shumta rastet abuzive të kësaj force politike ndaj anëtarëve dhe komisionerëve të Partisë Demokratike. Këta raste janë denoncuar në vijmësi, gjatë gjithë kohës edhe nga Partia Demokratike dhe mediat e portalet e njohura shqiptare, por organet ligjzabatuese si Policia, Prokuroria dhe Gjykatat janë bërë palët me partinë në pushtet, palë me abuzimet dhe trajtimin e kundërshtarëve me mënyra antiligjore.

Në rastet e shumta të denoncuara nga Partia Demokratike dhe media është pushimi nga puna për arsye politike i z. Besnik Rringaj dhe kërcënimi me jëtë i tij dhe avoktatit të tij, që kërkonte arsyet e pushimit dhe rikthimin në punë të klientit të tij. Z. Rringaj u pushua nga puna më 8 prill  2016, si shofer i zjarrfikseve në Pukë, detyrë që e mbante që nga viti 2014. Ai u pushua nga kryebashkiaku socialist i Pukës, Gjon Gjonaj, menjëherë sapo ky mori mandatin. Shantazhet fizike dhe politike ndaj biznesmenit Rringaj nuk mbaruan me kaq, por vazhduan dy vjet me radhë, duke vazhduar nga viti 2016 e në vazhdim. Disa ditë para zgjedhjeve të përgjithshme, më 16 qershor 2017, biznesmenit Besnik Rringaj iu rrafshua nga fadromat lokali i tij Bar Kafe, në qendër të Pukës, me urdhër të kryetarit të bashkisë Pukë Gjon Gjonaj. Ky rast tregon se si sulmohen e shkatërrohen bizneneset e kundërshtarëve politikë nga pushtetarët shqiptarë.

Krahas pushimit nga puna dhe shaktërrimit të bizneseve të tij, Besniku dhe familja e tij janë kërcënuar me jetë dhe janë sulmuar fizikisht nga elemnentë me precedentë penalë, të lidhur me kryebashkiakun e Pukës dhe krerët e lartë të Partisë Socialiste. Në vitin 2016, ai u kërcënua me vdekje, ndërkohë u sulmua fizikisht vajza e tij e vogël, në kohën që po kthehej nga shkolla për të vajtur në shtëpi. Të gjitha sulmet, kërcënimet dhe shantazhet nga pushteti, i kanë ardhur për shkak të pozicionit të tij politik, si anëtar dhe komisioner i Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare e lokale. Kërcënimet ndaj tij dhe sulmet fizike ndaj vajzës së tij, i ka denoncuar dhe në komisariatin e policisë, duke kërkuar gjetjen dhe arrestimin e autorëve, por nuk gjeti mbështetje. I ndodhur pa mbështetje, përballë kërcënimeve me jetë dhe sulmeve fizike, u largua nga Shqipëria më 17 shkurt 2017, por edhe pse dy vjet e gjysëm larg Shqipërisë, hakmarrja politike ndaj tij vazhdon si më parë, madje, më me egërsi. Prishja e lokalit të tij para dy muajsh, dëshmon qartë sa shumë urrehet nga kryebashkiaku socialist i vendldindjes së tij, Gjon Gjonaj.

Kjo psikologji sjelljeje e veprimi ndaj kundërshtarit politik është një paradhomë e shkeljes flagrante të të drejtave të njeriut, dhunës dhe përjashtimit dhe një rrezik që pushtetet e grumbulluara në një grusht oligarkësh të degjenerojë në forma atavike diktature.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...