Vendlindja është e vlefshme vetëm për pushtetarët - Bota Sot
Vendlindja është e vlefshme vetëm për pushtetarët

Opinione

Vendlindja është e vlefshme vetëm për pushtetarët

Nga: Sulejman Mehazi Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 19:14
Sulejman Mehazi

Vendlindja është e vlefshme dhe e dashuar vetëm për pushtetarët, të tjerët sa më larg aq më mirë. Pushtetarèt shqiptarë le të kënaqen e freskohen me nxënësit e zbrazur nëpër shkollat shqiptare, le të kënaqen me largimet masive të rinisë shqiptare nëpër vendet e ndryshme evropiane.

Pushtetarèt  janë hakikat dhe patriotë, ata e duan vendlindjen e jo ne. Për ata është vendlindja parajsore, kurse për ne ferr, ne ikim për të kërkuar jetë parajsore diku tjetër.

Le të kënaqen pushtetarët me zbrazjen e fshatrave dhe qyteteve shqiptare!

Le të kënaqen me zhdukjen e ngadalshme të fshatrave që pas disa viteve do mbeten të zbrazura si ato të Rekës.

Le të kënaqen pushtetarët me qytetet shqiptare tè Shqipèrisè, Kosovës e Maqedonisè që janë duke u shkrirë shqiptarisht e shqipërisht  sikurse Manastiri i Alfabetit.

Le të kënaqen pushtetarët për largimin e djemve e vajzave shqiptare drejt Evropës e kurrsesi drejt votrës.

Le të kënaqen pushtetarët shqiptarè me partitè, shtetet, stemat dhe flamujtè e ndryshèm nè trojet e tyre tè Ballkanit.

Po tanì pushtetarë tè nderuar a do kënaqeni me pyetjen e parashtruar!?

Kush është fajtor për largimin e shqiptarëve nga trojet e veta?

Mos ndoshta jeni ju tè nderuar pushtetarë?

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat