Taksa & dialogu

Opinione

Taksa & dialogu

Nga: Perparim Sadiku Më: 28 mars 2020 Në ora: 11:50
Perparim Sadiku

Taksa per nje marreveshje ligjerisht te obligueshme Kosove-serbi (marreveshje qe nuk cenon funksionimin e shtetit te Kosoves)

Taksa per reciprocitet te plote ekonomik dhe politik me serbine

Kosova dhe Serbia nuk jane te barabart ne dialog. Dhe kur ti bene marreveshje politike pa qene i barabart, atehere nuk kemi zgjidhje te balancuar.

Pse nuk jemi te barabart: sepse te drejtat e serbeve ne Kosove nuk jane te barabarta me te drejtat e shqiptareve te serbise. Per serbet ne Kosove ofrohet nje asociacion qe serbia kerkohe qe te kete kompetenca ekzekutive te tipit rupublika serbsa si ne Bosnje, kurse Kosova shpurth per te mos e pranuar. A dini pse shpurth, pse ka pranuar decentralizim ne baza etnike pa nje marreveshje gjithperfshirese ku serbia do ta njihte Kosoven si shtet.

Tjeter: serbia ka pranuar disa marreveshje me kosoven, ku realisht Kosoven nuk e njeh si shtet, si levizja e lire e njerezve, mallrave e veturave, kurse Kosova nuk ka te drejte de fakto ne keto marreveshje sernine e njeh plotesisht si shtet sepse ja njef edhe targat e veturave, ja njef edhe dokumentet e levizjes si dhe levizjen e mallrave me identitet te shtetit serb. (Pra ketu je pa reciprocitet, pra per serbine je nje Kosove me autonomi territoriale por ma pak se shtet).

Eksteritorrialiteti per kishat “serbe” ne Kosove. Kjo nuk duhet te paragjykohet per shkak te kontekstit fetar dhe lirive fetare, por rreziku i ketij eksterritorialiteti eshte tjetersimi i historise se ketyre kishave, ngase ka te dhena se keto kisha kane qene shqiptare (ilire).

Taksa ndaj serbise fillimisht ka qene per produkte qe vine nga serbia dhe bosnja ma shume per shkakun se demtonte tregun e brendshem, por kur u pa se pa se ka tendence per nje marreveshje te shkembimit te territoreve (qe si kryeminister atehere Ramushi normal qe dinte me shume sic po thote tash Albini) atehere kjo takse u vu si kunderreagim ndaj nje marreveshje qe u konsideronte si e demshme, qe ne populli nuk e kemi pare asnjehere mirepo sic thote populli “kenga nuk junkendohej mire” per ate marreveshje.

Taksa e ndaloi marreveshjen, sepse serbia u ankua, ngase nuk e konsideronte veten te barabar me Kosoven, tash kosova ishte ma larte politikisht dhe serbia ndihet e ofenduar (realisht taksa ndeshkuse vendosin vetem shtetet).

Ka pas ide qe taksa te hiqet per ndonje liberalizim (liberalizimi eshte i dimosdoshem) ama jo ne kembim te demtimit te kredibilitetit shtetror karshi serbise me leshime. Liberalizimin shtet e fitojne vetem me kritere teknike (pra shteti ligjor dhe sherbimi administrativ etj sipas kritereve evropiane)

Taksa bene te hiqet ne dy raste: 1. ujdia perfundimtare mes Kosoves dhe serbise per njohje te ndersjelle ligjerisht e obligueshme (ratifikim nga kuvendet e dy shteteve Kosove-serbi pa mundesi kthimi, pra marreveshje nderkombetare).
2. Taksa hiqet me reciprocitet te plote shtetror me serbine, edhe reciprocitet ekonomik edhe politik (barabarsi).

Pra, nuk eshte bash e lehte heqja e takses. Grenelli ka bere nje oferte okonomike ne kembim te heqjes se takses, por duhet ta dije Grenelli qe raporti serbi-Kosove nuk eshte ekonomik por eshte politik, dhe inciativat ekonomike jane te mireseardhura por nuk e plotesojne marreveshjen politike serbi-Kosove.

Ne aspektin nderkombetar eshte me e pranueshme reciprociteti sesa taksa.

E tash a eshte me e mire heqja e takses me njohje reciproke apo njehere reciprocitet e mandej biseda ne vazhdim, kjo ka modalitetet e veta.

Nese marreveshja perfundimtare parasheh ndonje shkembim territorial, ku ne asetet ekonomike te Kosoves serbet e Kosoves dhe serbia te behet hisedare diku 50%, atehere kjo eshte e rrezikshme per Kosoven, sepse serbine e ki ne ekonomi dhe e ki ne sherbim te demtimit te ekonomise se Kosoves.

Nese marreveshja parasheh nje asociacion me kompetenca ekzekutive per serbet ne Kosove, atehere Kosova eshte nje Bosnje plus.

Une mendoj se zgjidhja me e mire eshte reciprocitet i plote me serbine.

Keshtu si po thuhet qe Amerika po e kerkon heqjen e takses pa reciprocitet dhe pa afru nje zgjidhje perfundimtare, atehere Taksa Kosoves do te ja fshij edhe shume qeveri tjera.

Ne realitet rezimi i qeverive apo doreheqja e qeverive te Kosoves per shkak te takses eshte nje hap diplomatik i politikes kosovare.

Kosova gabon nese e heq taksen pa marrveshje finale (dhe ate marreveshje qe nuk e cenon funksionimin e Kosoves shtet) ose nuk hiqet taksa pa reciprocitet te plote ekonomik dhe politik me serbine, zaten ne coftese Kosova duhet te i perbije edhe masat ndeshkuese edhe nga Amerika apo ne qoftese duhet te bie cdo qeveri me jetgjatesi edhe me shkurt se Qeveria Kurti.

Nuk besoj qe do te kete guxim asnje lider e asnje qeveri te heq taksen pa i pasur keto dy pika (marreveshjen e mire Kosove-serbi ose reciprocitetin e plote ekonomik e politik me serbine), madje edhe nuk bene ta beje, sepse rrezikon ekzistimin e Kosoves shtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat