Hashim mos shkruaj letra, shpalli zgjedhjet

Opinione

Hashim mos shkruaj letra, shpalli zgjedhjet

Faton Mehmeti  Nga Faton Mehmeti  Më 18 prill 2020 Në ora: 08:34
Hashim Thaçi, Albin Kurti

Votat për mosbesim ndaj qeverisë aktuale kanë krijuar një situatë jo stabile për vendin, për politikën në përgjithësi. Në mes të interpretimeve të ndryshme të Kushtetutës se si duhet të veprohet më tutje, janë gjithashtu të ndërlidhura shumë interesa. Derisa presidenti aktual së fundi i ka dërguar letrën e tij të tretë drejtuar Albin Kurtit, duke thënë se është duke pritur emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë dhe se qytetarët e partitë politike në vend me të drejtë janë duke pritur që presidenti të caktojë mandatarin e ri.

Ndonëse, Thaçi ka thënë se këtë veprim do ta ndërmarrë duke ndjekur të gjithë hapat kushtetues, që sa më shpejt të krijohet qeveria e re,  një gjë të tillë e ka hedhur poshtë pra 6 viteve hartuesi i Kushtetutës, derisa në atë kohë mbante postin  deputeti i PDK, Arsim Bajrami. Tekstualisht z. Bajrami kishte deklaruar “Në qoftë se opozita arrin ta rrëzojë kryeministrin në rrugë parlamentare, me mocion mosbesimi, që është instrumenti kryesor për ta rrëzuar një Qeveri, në qoftë se opozita ka sukses, atëherë Kushtetuta jonë nuk i jep të drejtë opozitës që ajo ta bëjë kryeministrin, por automatikisht e çon vendin në zgjedhje”.

Në një situatë të tillë, ku edhe kushtetuta nuk ka ndryshuar, atëherë veprimet e presidentit cilësohen përzierje dhe shkelje të Kushtetutës.  Presidenti e ka obligim të respektoj Kushtetutën, dhe t’i shpallë zgjedhjet, dhe jo të përzihet në kalkulime politike. Nuk është fare në kompetencat e tija as të deklarohet se “askush nuk ka të drejtë t’i privojë përfaqësuesit e zgjedhur në Kuvendin e Republikës së Kosovës për të pasur kandidatin për Kryeministër dhe për të ushtruar kompetencën e tij/saj për të zgjedhur Qeverinë e Republikës së Kosovës”, ky konstatim politikë i Thaçit është në kundërshtim me kompetencat e tija, të cilat shumë mirë i ka shpjeguar Arsim Bajrami.

Megjithatë kjo nuk më habit aspak, PDK dhe vet Thaçi  e kanë përdorur Kushtetutën sipas interesave të tyre. Një veprim i tillë është edhe i rrezikshëm për të ardhmen, do të shërben si precendetë në të ardhmen, duke humbur kështu peshën e fituesit. Në një sistem demokratik luftohet për fitore, qoftë edhe një votë më tepër ai që fiton i merr të drejtat për të udhëhequr, ndryshe vullneti i qytetarëve më s`ka peshë. Pushteti nuk është si treg i bagëtive, por organ ligjvënës që udhëhiqet me norma ligjore.

Kujtojmë rastin e VLAN-it, kur të gjithë ishin bërë kundër PDK dhe nuk arritën të krijonin qeverinë edhe pse i kishin numrat në kuvend, tani për Thaçin çfarë ka ndryshuar që bënë veprime të ndryshme për situatat thuaje të njëjtë. Edhe atëherë edhe tani do të kemi një fitues që synohet të lihet në opozitë,veprim ky që është i rrezikshëm edhe për të ardhmen.

Duke zbehur vlerën e fitores në devalvim të interesave partiake, humbet pasha e votës dhe zbehet vullneti i qytetarëve për të dal në zgjedhje. Kjo situatë nuk guxon të ndodh. Dilni matuni tek sovrani, vetëm ai i jep ose ia merr legjitimitetin njërës apo tjetrës parti, mos luani me vullnetin e votuesve. Shpalli zgjedhjet…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat