Shkelja e funksioneve themelore të shtetit

Opinione

Shkelja e funksioneve themelore të shtetit

Nga: Mr. Sc Shpend Salihu Më: 6 gusht 2020 Në ora: 21:37
Mr. Sc Shpend Salihu

Siç është fakt notor, në demokraci parlamentare, sovrani ia deregon pushtetin përfaqësuesve parlamentar, që në emër dhe llogari të tij të ushtrojnë pushtetin shtetëror, dhe të marrin vendime dhe rekomandime me interes shtetëtor. Funksionet themelore të shtetit janë ligjshmëria, ushtrimi i pushtetit faktik dhe juridik, ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial, mirëqenia e qytetarëve, konfigurimi i sigurisë nacionale si dhe mbrojtja dhe afirmimi i të drejtave themelore njerëzore të qytetarëve. Është mëse evidente se shteti ushtron edhe shumë funksione të tjera por këto janë parësore dhe unike, gjersa shkelja e këtyre funksioneve është bërë qysh pas aktit të deklarimit të sovranitetit të shtetit të Kosovës në shkurt të vitit 2008. Shkeljet janë bërë se parimet e kushtetutshmëris dhe ligjshmëris që janë parime univerzale dhe bazike të funksionimit të shtetit, dhe mbarëvajtjes demokratike të institucioneve legjitime, dhe bartësve të funksioneve shtetërore, i nëpërkëmbën vlerat dhe parimet univerzale të funksionimit të shtetit modern, përmes fimosjes së marrëveshjes së Çakorrit, përmes zgjerimit të kompetencave ekzekutive asociacionit të komunave, ku ish kryeministri Isa Mustafa në kundërshtim me Kartën Europiane për Vetëqeverisje Lokale, me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, dhe me Kushtetutën e Republikës, pa ndryshime dhe amendamentime kushtetuese, si dhe pa koncensuz të grupeve parlamentare e fuqizoj rolin e Komunave në Kosovë.

Shkelje tjetër esenciale është edhe vendosja e masave të jashtëzakonshme, kur dihet se atë mandat e ka Presidenti me iniciativën e Këshillit të Sigurisë kombëtare dhe strukturat e sigurisë së KFOR. Obligimet e shtetit si bazë fundament duhet të kenë të mirën e përgjithshme duke përfshirë jetën, shëndetin, pronën dhe të drejtat e liritë fundamentale të njeriut, të cilat për fat të keq shteti jonë nuk po i garanton. Kontestet pronësore po zvarriten dhe palët po pësojnë dëm material dhe moral, jeta dhe shëndeti po rrezikohet, kur dihet se për kokë banori Kosova, nxënë vendin e 1 në Botë, për shpërhapjen e pandemisë.

Relatat ndërkombëtare janë acaruar, negociatat me palën Serbe po zvarriten dhe akoma jemi larg një gjetje të një formule të qëndrueshme e cila do përmirësonte këto relata, liberalizimi i vizave dhe marrja e statusit kandidat të Kosovës për anëtarësim në BE, po zvarritet e krejt këto dhe shumë veprime tjera janë funksione vitale të shtetit.

Normimet kushtetuese dhe ligjore si dhe amendamentimet po mungojnë, gjersa kontrolli i zbatimit të Kushtetutshmëris dhe Ligjshmëris po zbehet pasiqë tanimë shteti e ka zhbërë edhe zyrën e prokurorisë disiplinore, që kishte mision primar verifikimin e akteve të ndërmarra nga gjyqtarët dhe prokurorët, kurdo që konsideronte se mund të kishte shkelje formale ose materiale të ligjeve organike dhe sistemore, andaj shtrohet pyetja deri kur funksionet e shtetit do vazhdojnë ta zbehin imazhin e shtetit të sapokrijuar. Ndarja e pushtetit që është një ndër parakonditat e demokracive të avancuara parlamentare, është e brishtë pasiqë klientela në pushtet ka krijuar oligarki politike, e autokracia është bërë domen i veprimeve të grupeve parlamentare, andaj shteti është duke vepruar jashtë konturave të zbatimit të funksionit të tij të garantuar me normim kushtetues.

Mirëqenia e qytetarëve po rrezikohet jo vetëm nga pandemia, por edhe niveli i ulët i jetesës dhe pagat e ulëta e gjithashtu edhe nga rritja e varfërisë absolute në shtet, gjersa investimet e kapitalit finansiar ndërkombëtar dhe rritja e punësimit po mungon, dhe papunësia përditë po rritet, atëher çfarë funksioni kryen shteti kur mirëqenia finansiare dhe sociale e qytetarëve të tij rrezikohet, kur nuk ka politika të qarta arsimore, e numri i të diplomuarve rritet, gjersa shteti nuk është në gjendje të iu garantojë punësim as brenda e as jashtë Kosovë të sapo diplomuarve. Është koha për zgjedhje të jashtëzakonshme, dhe për politika afirmative shtetërore që do avanconin subjektivitetin e Kosovës si në rrafsh të brendshëm ashtu edhe atë ndërkombëtar dhe mbronin interesin e qytetarëve?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat