Mësojeni emrin e mundshëm për kryetar të LDK-së

Opinione

Mësojeni emrin e mundshëm për kryetar të LDK-së

Nga: N.SH Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 18:57
Lidhja Demokratike e Kosovës

Pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e 14 shkurtit, kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje nga ky post.

Pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, Mustafa e bëri publike dorëheqjen e tij.

Edhe Lutfi Haziri gjatë konferencës për media ku foli Mustafa, bëri të ditur se edhe kryesia e LDK-së mund të dorëhiqet. E kjo pritet të bëhet publike sot apo nesër pas Kuvendit të LDK-së.

Zgjedhjet e ditës së djeshme ishin mjaftë të këqija për LDK-në. Ajo kurrë nuk kishte humbur kaq shumë vota sikurse dje. LDK-ja mori vetëm 13%.

Rezultat ky më i keqi në histori të LDK-së.

Pas dorëheqjes së Isa Mustafës, pritet të formohet strukturat e reja në këtë parti.

Analisti politik Faton Mehmeti thotë se, zhvillimet e djeshme dhe sotme, dhe ato që pritën të ndodhin në ditëve në vijim, po sjellin ndryshime të pritshme që një kohë të gjatë në vendin tonë.

Largimi i Isa Mustafës është i mirëseardhur, dhe i duhur, dhe kjo i hap derën reformave të nevojshme në Kosovë”, thotë Mehmeti për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, ka shumë figura të reja në LDK, jo të reja në moshë por në ide që mund ta udhëheqin LDK-në.

“Mendimi im është se LDK duhet me ftua Vjosa Osmanin që të merr në dorë udhëheqjen e partisë, ose Lumir Abdixhiku. Të tjerët nuk më duken se mund të bëjnë kthesën e duhur në LDK, e cila ka ngjallur tek elektorati një dëshpërim, që vështirë të ndryshojë pa u kthyer Vjosa. Jo vetëm Isa, por komplet kryesia e LDK duhet me u largu, vetëm kështu i hapet rruga reformave të thella brenda LDK-së”, përfundon Faton Mehmeti.

Ndryshe në zgjedhjet e 14 shkurtit Lëvizja Vetëvendosje doli e para.

Ajo mori mbi 48%, edhe pse akoma rezultati përfundimtar nuk është dhënë.

Ky rezultat do të hyjë në histori të Kosovës, pasi që në asnjë parë zgjedhje askush nuk ka arrit të marr aq shumë vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat