Kimete Berisha: Si të jesh humbës i “mirë”

Opinione

Kimete Berisha: Si të jesh humbës i “mirë”

Nga: Kimete Berisha Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 15:09
Kimete Berisha

Si të jesh humbës i 'mirë'.

1. Lejoja vetes ta ndjesh humbjen deri në asht. Mos e shtyej vuajtjen për nesër. Vuaj sot, hiqe gajlen

Vuajtja është si një gotë lëng zemërimi, s'ka çare pa u harxhuar.

Pije eks zemërimin, të djeg zemra dhe kaq.

Nuk do të ndjehesh përgjithmonë kaq keq.

Nëse kërkon falje, ndoshta as dhjetë vjet nuk të bie të vuash.

2. Shkruaja një letër Ibrahim Rugovës.

Dhe shko lexoja te kryet e varrit.

Pranoja se ia ke shkatërruar partinë, se vetëm kështu, duke ia treguar të ndjerit të vërtetën, e arrin katarsisin.

Pa e arrit katarsisin nuk shpëron, e përtej katarsisit s'ka ku shkon.

Dhe përmendja Rugovës se as në kohën e tij s'ka pasur aq demokraci.

Rugova nuk e ka pranuar asnjërin në takim, veç Skender Hysenin e ka pranu me ja shkund shpuzoret dhe për shërbime tjera të amvisnisë.

Unë e di që kanë pritur me vite (s'po ua përmendi emrat) anëtarët e kryesisë të flasin me Rugovën dhe nuk i ka pranuar.

Nuk ka qenë egocentrik, por 'nuk ka biseduar me askënd sepse i ka ditur të gjitha'.

3. Shkruaj për kujtimet e bukura kur kishe pushtet. Kur të vinin mbrapa e ta mbanin çadrën sa herë binte shi, e kur shoferi ta hapte derën e kerrit.

Kur çdo gjë varej prej teje dhe bëhej veç qysh doje ti. Shkruaj për 3 për qindshin, menjëherë qetësohesh kur të kujtohet se ke vjedhur, je zbuluar s'je dënuar. Ku ka fat më i madh se ky.

4. Ti mund ta përballosh humbjen, por do të ndjehesh sikur nuk mund ta përballosh humbjen. Gjatë këtij procesi, duhet ta kuptosh se askujt nuk i dhimbsesh.

5. Ji xhentil me veten. Mos rri në pizhama në shtëpi dhe mos ha shumë, torte. Mos e vesh më pelerinën e zezë deri te zogu i këmbëve, se i shastise popullin.

6. Është gjë normale të jesh humbës. Por s'është normale të jesh humbës 'i mirë'.

7. Është enigmatike se si në të njejtën kohë je i aftë ta shkatërrosh partinë dhe të ndërtosh solitera personal!

8. Nuk je vetëm. E ke veten.

9. Vetëkënaqësia të çoi në dështim. Se s'ka kurth më të madh në jetë se sa vetëkënaqësia.

Veç mendjemadhësia dhe arroganca i afrohen për të keq vetëkënaqësisë.

P.S. 'Goodbye Papa please pray for me,

I was the black sheep of the family,

You tried to teach me right from wrong,

Too much wine and too much song,

Wonder how I got along'

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat