Urime 7 marsi, dita jote mësues!

Opinione

Urime 7 marsi, dita jote mësues!

Nga: Milazim Maraj Më: 6 mars 2021 Në ora: 23:36
Milazim Maraj

Një urim në emër të prindit. Mësues është emri që tingëllon fuqishëm dhe ngrohet në ndjenjat tona. Sot ditën tënde po ua urojmë ne prindërit bashkë më fëmijët tonë, që janë nxënësit i tuaj. Kjo është një ndër ditët e shënuara. Madje më të drejt apo jo, vjen para ditës së nënës. Mësues-se i ,e dashur shumë urime! për profesionin që keni zgjedhur, ky është profesion i shenjtë dhe aspak i lehtë. Andaj urime për guximin dhe përcaktimin tuaj që ta zgjidhni profesionin mësues.

Të jesh mësues do të thotë të jesh prind i dytë, apo dy herë prind. Unë prindi i nxënësit tuaj përveç që ju uroj shëndet, punë të mbarë dhe më faqe të bardh, uroj që nipin-mbesën tim-e, ta trajtoni mirë, me profesionalizëm dhe respekt. Mos e nxirr nga ora kur ai-ajo nuk është i qetë. Analizoje të lutëm, burimin e shqetësimit të tij-saj mundohu të eliminosh atë burim të prodhimit të energjisë negative, që po dëmton nxënësin-ën tuaj dhe fëmijën tonë, më thirr edhe mua që të ndihmojë, kërko ndihmë edhe nga shërbimet tjera profesionale, por mos hiq dorë nga edukimi i tij;. uroj të keni sukses!

Kemi qenë nxënës edhe ne, ndoshta të kujtohet sa neveritëse ka qenë ora e mësimit kur ishte mësuesi jonë i pa përgatitur edhe pse kjo ndodhte shumë rrallë. Kur mësuesi na fliste për , trimëritë, bandillizmin e tij ose gjera tjera që nuk kishin të bënin më lëndën në atë orë; uroj që ju të mos e bëni këtë!. Unë jam prindi, si qytetarë i paguaj të gjitha obligimet që i kamë ndaj shtetit tim. Ju jeni njerëz të mençur, që ju besojmë bisedoni, konsultohuni dhe zgjedhin problemet por mos bëni grevë më ndërprerje mësimi se po ma dëmton fëmijën tim; uroj që arsyeja të mund ndjenjat tuaja!.

Shpëtojeni nxënësit-ën tuaj nga efektet e Pandemisë Covid-19 dhe nga ato të Pande-mafisë SBASHK As ne as fëmijët tonë nuk jemi fajtor për mosmarrëveshjet tuaja më institucionet që u paguajnë; uroj të na kuptoni drejt!. Ne nuk kemi forcë për të ndryshuar diçka ne favorin tuaj. Vetëm nxënësi i juaj do ta ndryshojë botën dhe korrigjoj gabimet nëse ju do të jeni i përgatitur dhe do ta mësoni më përkushtim ;uroj të keni sukses!. Testi ndërkombëtar na beri të ndjehemi keq, na besoni.

Ky test na tregoj që ju mësues nuk e arsyetuat besimin që ju dhamë. Ne në shpirtin tonë nuk kemi asgjë më të shtrenjtë së fëmijët, edukimin e tyre ua besuam juve tani me rezultatet e këtij testi po ndjehemi të pa kënaqur dhe të prerë në besë; ju lutëm na besoni. Urojmë që të ndryshoni për të mirë në këtë vit! Po bëja një krahasim të mësuesit të fëmijës tonë dhe mësuesit tonë; më vjen dëshira për të i shkuar të varri dhe për të ju falënderuar mësuesit tonë, për qëndrimin e tij në klasë, përgatitjen e tij shkencore dhe për metodat që përdorte, për formën e interpretimit të lëndës para neve dhe shfrytëzimit të kohës në orën mësimore. Për këshillat dhe ndihmën e pa kursyer që na ofronte. Për durimin e që nuk i sosej kurrë, për guximin që e kishte të na mësonte edhe kur kërcënohej më burgim dhe likuidim; uroj të i keni këto vlera!. Shpirti i tij ushqehej më suksesin tonë të arritur dhe qëllimin e realizuar, andaj nuk vdes mësuesi i mirë; uroj të mbeteni të pa vdekshëm!.

Po,po, do të shkojë dhe do t’i uroj, ditën e mësuesit, do të i falënderohem shumë për gjithë atë që e ka bërë për mua dhe gjeneratën time,; uroj që edhe nxënësit tuaj të ju përkujtojnë më respekt dhe konsideratë. Atij do të i uroj pushim të qetë në Paqe, ndërsa juve mësuesi i fëmijës tim ju uroj shëndet, dëshirë për punë, durim, përkushtim, punë të mbarë dhe suksese në përgatitjen e ardhmërisë tonë kombëtare dhe njerëzore! Uroj që mandatin tuaj ta përfundoni më faqe të bardh, që nxënësit tuaj, të ju kujtojnë më dashuri, konsideratë dhe respekt! Shumë urime për juve mësues-se i-e dashur!

Në këtë festë të madhe urojmë, drejtorin e shkollës që të ketë guximin që kutinë e ankesave ta vendos në një vend larg syrit të kamerave ku na sigurojë privatësinë tonë dhe të nxënësve si dhe të ketë vullnetin të i trajtoj ankesat tona me kujdes.

Urime! Urime 07.03.2021- Vrellë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat