Masakra e Hereçit

Opinione

Masakra e Hereçit

Nga: Gani Perolli Më: 30 maj 2021 Në ora: 06:23
Gani Perolli

 Njё nga masakrat e para kundra patriotëve shqiptar nacionalist kryer prej serbo-malazezëve nё bashkëpunim me komunistët e Kosovёs dhe tё Shqiperisё ishte ajo e masakrёs sё Hereçit nё komunen e Deçanit, nё fillim tё  Janarit tё 1945-tёs.

Morёn babajn e 5 fёmijve tё vegjёl, Hasan Kryeziun, sё bashku me grupin e tij qё ishte strehuar nё shtepitё e Tosum Kryeziut, sepse sarajet e Gani Kryeziu i kishin djege Gjermanёt. Apo, nё tё vёrtetё, Shqiptarёt nё shёrbim tё gjermanёve. Hasan Kryeziu sё bashku me vёllezёrit Gani dhe Said kishte luftuar okupacionin Italjan dhe Gjerman. Vet Enver Hoxha i kishte thёnё oficerit Anglez, Peter Kemp, se pёr nё Kosovё Kryekomandanti (Chairmani) i tё gjitha forcave tё LNÇ ёshtё Hasan Kryeziu. “Pёr çdo gjё mirru vesh me Hasan Kryeziun”. Po ky Enver, nё librin e tij “Rreziku Anglo Sakson” thotё: Kur me lajmroj Manush Muftiu se ishin arrestuar vёllezёrit Kryeziu, unё pashё nё syrin tim sikurse tё ishёm nё kinema, tё gjitha krimet qё kishin bёrё kёta pёrsona. Nё tё vёrtetё Ganiu dhe Hasani nuk u arrestuan prej partizanёve Shqiptar. Ata u kёthyen nё Gjakovё mbasi lufta kishte mbaruar, duke mos a parё tё vendit tё hapin luftё vёllavrasёse. Ganiu shpresonte se Anglo-Amerikanёt do tё mabjnё premtimin e tyre sё popujt qё çlirojnё vetёn kanё tё drejtё pёr vetçeverisje.

Nё Gjakovё grueja e Hasan Kryeziut, Samilja, e bijë e Bëgollëve të Pejës me katër femijё, dhe duke pritë të pestin (Gencin) që  lindi 2 muaj pas mbytjes së Hasanit, ndjente njё shqetsim nё zemёr. Ajo kishte njё tufё femijё pёr tё rritur. Nё njё anё ishte e kёnaqur qё së fundit lufta mbaroj dhe i shoqi ishte kёthyer nё shtёpi, nё anёn tjetёr dukej sikur diçka nuk ishte nё rregull. Mbas arrestimit tё bashkёshortit, Hasanit, ajo nuk merrte dot ndonjё informatё prej autoritetёve. Gjithёnjё merrte komente ivazive se gjoja nuk dinin se ku ndodhet i shoqi. Kёtё rrugё e kemi kaluar shum kur janë arrestuar të dashurit tonё dhe jemi orvatё pёr tё mёsuar se ku ndodhёn, ose mё mirё me thёnё se a jetojnё apo jo. Këtë rrugë e kam provuar vetë në dhjetor të vitit 1954 në Beograd duke vizituar zyren e Aleksander Rankoviqit në moshen 15 vjeçare, për të kerkuar se ku gjindët im at.

Mё kujtohёt nё Gjakovё nё vitin 1949 duke hecur nё rrugё unё me babanё tim, Hamit Perollin, kemi takuar Fadil Hoxhen, me tё cilin babaj njifej mirё. Mbasi u pёrshёndetёn, Fadili i tha: A tu dhimbёn Kryezitё? Babaj i that: Pse ç’ka i gjeti Kryezitё. Fadili ja kёtheu: Veçse na shpёtoj Saidi, se kёta tё tjerёt nuk e shofin mё diellin nё kёtё botё.

Nё kёtё kohё hala nuk diheshin rrethanat e mbytjёs sё Hasan Kryeziut, kurse Gani Kryeziu jetonte dhe ishte i burgosur nё burgun e Sremska Mitrovicёs e do tё helmosej mё vonё. Del e kjartё se Fadili e dinte planin e likudimit tё tij, dhe kishte dorё nё likuidimin e Hasanit. Bile liquidimi i Ganiut ёshtё vonuar pёr arsye se Tito e dinte se mbas formimit tё Komitetit Kombёtar Shqipёria e Lirё në Paris më 26 Gusht 1949, Said Kryeziu ishte takuar me Çurçillin nё Londёr. Nё atё kohё UDBA krijoj Komitetin e vet nё Prizren me nё krye Apostol Tenefin dhe nё botёn e jashtme hapi fjalёn se Komitetin e udhehiqte Gani Kryeziu si kryetar, me Bajram Bajraktarin (vllaun e Muharrem Bajraktarit) si nёnkryetar. Aqё e sofistikuar ishte propaganda Jugosllave saqё arriti qё gazeta NewYork Times tё botoj dy artikuj pёr kёtё lajm. Në këtë grup gjoja merrshin pjesë edhe Dan Kaloshi, Caf Bey Ulqinaku, Cen Elezi, dhe i biri Ganiu.

Said Kryeziun e kishin arrestuar sё beshku me Lazar Fundon,dhe kolonelin Simcox, nё fshatin Vlad me pretёndim se i kёrkonte pёr takim komandanti Dali Ndreu, kurse nё tё vёrtetё e kishte kёrkuar vet Enver Hoxha nё Berat (Saidin, jo dy të tjerët). Nё Berat Saidi ishte i rrezikuar, por ndёrhyri komanda Angleze e Mesdheut dhe e mori me aeroplan pёr nё Bari tё Italisё. Said Kryeziun dhe Lazar Fundon i ka arrestuar Ismet Shaqiri me shokë. Julian Amery thot që Saidit Enveri i ofroj nenkryesinë e vendit, por ai e refuzoi.

Pak më vonë, Gani Kryeziun, kryetarin e Lёvizjës e kishin thirё nё Keshille tё Rrethit nё Gjakovё, gjoja pёr t’u konsultuar, ku më pabesi i vunё prangat nё duar dhe e arrestuan. Ate mbas nji gjygji “Kangaroo” e denuan 5 vejt burg, por me qёllim qё tё mos dilte kurrё. Mbas 5 vjetё burgu, kur kishte mbaruar denimin, nё Sremska Mitrovica, ate e helmuan, dhe lajmruan familjen tё vijё tё marrё rrobat e tij.Sot e atë ditë nuk dihen as rrethanat e likuidimit, as varri i tij.

Mbasi e kishin siguruar arrestimin e Ganiut, erdhёn nё mёnyrё shum mashtruese si miqё tek Hasan Kryeziu, ne shtëpinë e Tosum Kryeziut, dhe i thanё: Jemi marrё vesh me Ganiun pёr çdo gjё, ja tash vjen dhe ju trgon vet. Jemi mirёnjoftёs pёr luftёn qё ju keni bёrё kundra okupatorit nazi-fashist dhe sigurisht qё vendi i juaj ёshtё i garantuar nё sistemin e ri. Do tё bejmё nji rregjistrim tё emrave tё secilit dhe njё kontroll mjekёsor. Armёt lerëni kёtu se tash do tё ju biem armё tё reja dhe më modernë. I gjveshёn, gjoja pёr kontroll mjekёsor, dhe i qitёn njё nga njё, nga njё dhomё nё tjetrёn tё gjveshur. Hasanin e ndanё nga luftëtarёt e tij dhe ja prenё gjuhёn me thikё, kёshtu qё tё mos jenё nё gjёndje tё jap ndonjё urdhёr. i qitёn njё nga njё tё lidhur dhe i shtinё nё njё kamjon tё mbyllur dhe i nisёn pёr nё katundin Hereç. Aty i zbritёn dhe me kazma, sopata, thika, i mbytёn  dhe i hedhёn nё njё pus uji. Kanё ikur tё gjveshur Zenel Ademi i Gashit dhe Mal Shyti i Berishёs.

Luftarёt qё u mbytёn atё natё tё kobёshme nё Hereç:

Hasan Kryeziu - nga Gjakova

Xhevat Kryeziu - nga Gjakova

Selim Mal Dula - nga Paci

Brahim Musli Demaliaj - nga Vladi

Shaban Sadik Saraçini - nga Berisha

 Shpend Zeqir Prenggjoni - nga Zherka

Sali Prenggjoni - nga Zherka

Uke Arif Prenggjoni - nga Zherka

Halil Prenggjoni - nga Zherka

Mete Rexh Saraçini - nga Berisha

Col Isuf Koka - nga Berisha

Sadri Gjonpapaj - nga Berisha

Sali Shpend Mujaj - nga Paci

Muse Avdyl Nezaj - nga Leniqi

Muse Zenel Alimetaj - nga Kepeneku

Ali Miftar Zhuta - nga Kepeneku

Rame Osmani - nga Gashi

Shpend Halili - nga Gashi

Mehmet Musa - nga Gashi

Smajl Sadik Koka - nga Berisha

Rexhe Mehmeti - nga Paci

Ahmet Ali Mehmetaj - nga Vladi

Zenel Miftar Zhuta - nga Kepeneku

Shaban Ali Bajrami - nga Kepeneku  

Ёshtё e çuditshme se edhe nё ditёt tona nuk shkruehët as nuk pёrmendёt prej vet Shqiptarёve lufta e drejtё e Gani, Hasan e Said Kryeziut. Librat Angleze qё shkruajnё shum e me hollёsira pёr kёta pёrsona dhe pёr lёvizjёn e Frontit tё Pёrbashkёt, i cili qe organizimi i parё i luftёs kundra nazifashizmit nuk u pёrkethyen nё gjuhёn shqipe pёr 50 vjet. Pёr kёtё kanё shkruar Peter Kemp, Julian Amery, Reginald Hibbert, David Smiley e shum tё tjerё. Librat janë: “No Colour Nor Crest”, “Sons of the Eagle”, “Approach March”, “Albania’s National Liberation Struggle”, “Albanian Assignment”.

Dukёt qё akoma bёhёt njё orvatje massive me qёllim tё caktuar pёr tё mohuar ngjarjёt e vёrteta tё gjatё luftёs sё dytё botёrore nё vёdin tonё.

Dihёt qё Anglezёt nё vitin 1940 mbas formimit tё Frontit tё Pёrbashkёt qё pёrbante mesin me vёllezёrit Kryeziu, krahun e djathtё me Abaz Kupin dhe krahun e majtё me Mustafa Gjinishin, kishin vёndosur me krijue qeveri nё Kukёs me Gani Kryziun kryeministёr. Kёtё informate e gjёjmё edhe në librin e Arben Putos me titullin “Nëpër analet e doplomacisë Angleze”. Kështu shkruan Arben Puto: Kësaj radhe do të ishte Gani Kryeziu figura kryesore. Ky e kishte “shtabin” në Prizren dhe vepronte në kontakt me SO2, në rajonin Pejë-Prizren. Ganiu do të hidhej menjëherë në veri të Shqipërisë dhe do të pushtonte Kukësin. Këtu ai do të shpallte krijimin e “qeverisë kombëtare shqiptare” të kryesuar prej tij. Fronti i Pёrbashkёt ra nё kundёrshtim me Shtabin e Shtatmadhorisё Greke, me tё cilin Anglezёt kishin marrёdhёnje, pёr arsyena tё njohura sepse Grekёt nuk dashtёn tё heqin dorё prej pretendimёve tё tyre ndaj Shqiperisё sё Jugut dhe mё vonё bёnё masakra çnjerzore mbi popullatёn Çame. Gani Kryeziu ishte pёr njё Shqipëri etnike dhe e konsideronte Kosovёn pjesё pёrbёrse tё kёti shteti mbasё luftёs, e jo veç se nuk pranonte pretendimet greke mbi Korçё e Gjorokastёr por e  konsideronte Çamerinё gjithashtu pjesё tё Shqiperisё. Nё letrёn qё Fadil Hoxha i dёrgon Lirie Gegёs pohon, me qёllim kritikues, se Kryezitё Kosovёn e quajnё pjesё tё pandame tё Shqiperisё, dhe se ata duan qё Kosova tё dal e bashkueme me Shqiperinё mbas luftёs. Ai vazhdon duke thёnё se kёta (vellezrit Kryeziu) nuk kanë pranuar të marrin pjese në Frontin Nacjonal Çlirimtar, spse nuk kanë besim se me Frontin NÇ të Jugosllavisë do të fitoj lirinë Kosova.

Nё mbeledhjёn e tyre nё Korrik tё 1945-sёs komunistёt kanё gjetur njё person me emrin Hasan Kryeziu (magjup) pёr tё firmosur vendimin ku Kosova mbetёt pjesё e Serbisё. Shif se ç’far intrigash bёnte rregjimi Jugosllav. nё kёtё kohё, Hasan Kryeziu i vёrtetё kalbej nё bunar pёr me se 6 muaj. Faj i vёrtetё i Hasan Kryeziut, Xhevat Kryeziut dhe i gjithё kёtyre pёrsonave që u masakruan në Hereç ishte se kishin luftur fashizmin dhe nazizmin, dhe dojshin njё Shqipёri etnike. Kosova duhej patjetër te dal nga lufta e bashkuar me Shqipërine.                                           

Gruja e Hasan Kryeziut mbeti vejё me pesё fёmijё të vegjёl pёr tё rritur nё Gjakovё dhe as vizita nuk merrte pёr arsye tё frigёs nga UDBA Jugosllave. Në familjën e burrit nuk i kishte mbetur askush, Ganiu ishte burgosur, Saidi ishte arrestuar në Shqipëri dhe nuk dihej fati i tij, nga vëllezërit tjerë jetonte vetem Radi (Ramadan) Kryeziu i moshuar. Ai nuk ishte marrë me politike qyshë që kishte qënë zan rob në luftën që kishin zhvilluar me Malin e Zi bashkë me të atin Riza Beg Kryzinun në luftën e I-rë Botërore. Edhe me familjën e saj Begolli në Pejë nuk guxonte me ra në kontakt. Edhe ata ishin deklaruar kundërshtarë të rregjimit.

Aq keq u trajtua kjo familje dhe aq shum persona ta saj u likuiduan: Hasan Kryeziu, u mbyt brutalisht nё Hereç, sё bashku me bijёt mё tё mirё tё Malsisё sё jakovёs; Gani Kryeziu u helmua ne burgun e Sremska Mitrovicёs; Xhevat Kryeziu gjithashtu u mbyt nё Hereç; Dervish Kryeziu u vra duke u rruar nё një berberhane nё Pejё prej njё agjenti tё sigurimit Jugosllav, Myrteza (Xaj) Kryeziu u vra nё Kolgecaj; i vёllaj, Sefedin Kryeziu, u vra nё Gjakovё; Ismet Kryeziu u mbyt nga torturave nё burg nё Shqipёri mё 1952; Masar Kryeziu perfundoj ne kamp tё pёrqendrimit nё Shqipёri. Mё vonё u likuiduan edhe nipa tё kёsaj familje qё nuk mbajshin tё njejtin mbiemër, si Dr.Enver Hadri.

Krimet e sistemit gjakpirёs tё komunizmit filluan qё nё ditёt e para dhe vazhduan pёr gjysmё shekulli. Ky sistem zhduki bijtё dhe bijat mё patriot tё kombit. Populli ynё ja ka parё sherrin kёtij rregjimi mё tepёr se askush tjetёr. Po Tivari! Po Drenica! E Këneta e Maliqit dhe burgjët e kampët e përqëndrimit të shumta në Shqipëri, ku përfunduan një numër mjaft i madh e popullsisë së pafajshme, veçse kishin treguar një fie patriotizmi duke përmend Kosovën, ose duke kritikuar “Vëllezërit” Jugoslav apo “Vëllezërit” Sovjetik. Ishte bërë e zakonshme në at kohekur dilshe nga burgu me të përshëndetë: “Mirë se erdhe nga burgu i vogël në burgun e madh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat