E frikshme: Nëse ndodh tërmeti në Kosovë, banesat janë pa asnjë kriter, tragjedi e madhe

Opinione

E frikshme: Nëse ndodh tërmeti në Kosovë, banesat janë pa asnjë kriter, tragjedi e madhe

Nga: Faton Mehmeti Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 11:34
Autori Faton Mehmeti

Tërmeti i fundit në Turqi dhe Siri me pasoja fatale, në kërkim të viktimave dhe të mbijetuarve ende nënë gërmadha tronditi botën. Ngjarje e rëndë, tragjedi për mbarë njerëzimin. Nisur nga kjo, në mendje më erdhën ndërtesat e larta në Kosovë, pa asnjë kriter dhe të cilat mund të jenë fatale për ata që jetojnë aty në rast të ndonjë tërmeti.

Të kujtojmë se tërmeti më i fuqishëm në Kosovë ka ndodhur në vitin 1921 në aksin Ferizaj-Viti-Gjilan, ku thuhet se është zona më e rrezikshme për tërmete, gjithnjë sipas ekspertëve të kësaj fushe. Ndërtimet e larta në tërë Kosovën, kryesisht në Ferizaj si zonë e ndjeshme për pësimin e tërmeteve, pas lufte me të mëdha është ndërtuar. S[ka asgjë të keqe nga ndërtimet nëse janë sipas planeve, sipas rregullave jetike, hapësirë të gjelbra, shikim të zonës së magnitutës për termeve dhe deri tek ato teknike, shkallët emergjente, bodrumin në raste rreziku etj.

Asnjë ndërtesë në Ferizaj, besoj dhe kudo në Kosovë nuk i plotëson këto kritere. Kriteret elementare nuk i plotësojnë, duhet të ketë inspektim në detaje të këtyre ndërtesave, të forcohen kriteret për ato që ende nuk janë ndërtuar edhe tjerat që janë përfunduar prapë t'u kërkohet plotësimi i kritereve bazë, në rast të kundërt edhe të shemben.

Më mirë të shemben tani se nga ndonjë tërmet me pasoja në njerëz, apo duhet të ndodh ndonjë tragjedi të mendojmë për këto gjëra, tek ne gjithnjë duhet ndodhur tragjedia për të ndërmarr masa, jeta e njeriut këtu kushton shumë pak.

Mafia e ndërtimit e lidhur me politikën kudo në Kosovë, e besa edhe vet politika ka futur para të pista në ndërtim si shpëlarja të parave. Qeveria e re e ardhur në pushtet me pankartën “hajnat në burg”, vërtet të bëj realitet këtë gjë, e hajnat janë edhe ata që parat i kanë futur në ndërtim, me rrezikun e madh të shembjes së tyre nga ndonjë tërmet sa do me intensitet të vogël. Imagjinoni po të ndodh si në Turqi me 7.8 shkallë, nami do të bëhet , asnjë ndërtesë s’do ngelet në këmbë me viktima të panumërta. Uroj që kurrë mos të ndodh, vendet serioze asgjë nuk ua lënë rastit dhe fatit, ndërmarrin masa më herët.

Kjo duhet të vlej edhe për ne, shpëtimi jetëve të njerëzve është primare për çdo qeveri kudo në botë. E keqja e madhe që ka kapluar këtë shoqëri dhe shtet, mes tjerave ka prodhuar rrezik edhe për të ardhmen. Njerëzit me djersë kanë blerë banesa pa asnjë kriter, me rrezik të madh nga ndonjë tërmet i mundshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat